Ligji i falimentit, fokusi te debitori për shlyerjen e detyrimeve, shkurtohen afatet

Ligji i ri për falimentin, që ende po konsultohet mes institucioneve shtetërore ka në fokus kompanitë debitore, jo për t’i nxjerrë ato nga tregu si të falimentuara, por për t’u dhënë mundësinë që të shlyejnë borxhet dhe të paguajnë kreditorët. Në një intervistë për Ora News, drejtori i Falimentit në Ministrinë e Drejtësisë, Klajdi Mati, shpjegon risitë e ligjit, hapat që duhet të ndjekë një subjekt për të përfituar dhe kush ka prioritet në ripagesën e detyrimeve.Ligji i ri për falimentin, që po diskutohet mes institucioneve shtetërore nuk parashikon që të nxjerë nga tregu kompanitë që nuk kanë aftësi paguese, por t’u japë atyre një mundësi që të shlyejnë kreditorët e siguruar, si bankat dhe ata të pasiguruar si punonjësit, tatimet etj.Drafti parashikon që të jetë vetë subjekti debitor, qoftë ky individ apo biznes që t’i drejtohet Gjykatës për faliment dhe nuk mund të çohet nga të tjerë.Klajdi Mati: Nëse sot një kompani e ka të vështirë për të paguar detyrimet atëherë kjo kompani shumë mirë mund ti drejtohet gjykatës për të kërkuar një riorganizim, çka do të thotë për të rregulluar funksionin e pagesave ose në kohëzgjatje, ose duke ulur këstin.Projektligji i ri i falimentit parashikon një renditje të veçantë në lidhje me ripagesën e detyrimeve përpara dhe pas shpërndarjes ndaj kreditorëve, ku prioritet kanë bankat si kreditorë të siguruar me kolateral.Klajdi Mati: Kreditorët e siguruar kanë një avantazh përpara të gjithë kreditorëve të tjerë, ata e kanë pasur dhe me ligjin që sot funksionon, por dhe me draftin. A i rregullon sistemi i falimentit kreditë e këqëia? Absolutisht i rregullon, por i rregullon kur debitorët janë të ndërgjegjshëm dhe veprojnë. Të gjithë aplikojnë, qofshin këta debitorë fizikë, qoftë biznes.Drafti i ri parashikon shkurtim të afateve të proçesit të shpalljes së likuiditimit, riorganizimit apo falimentit të biznesit.Klajdi Mati: Biznesi e shikon vetë veten sesa është i aftë të vijë me pagesa dhe biznesi kur e bën kërkesën ta bëjë drejtëpërdrejtë për riorganizim ose për likujdim. Këtë kohën që vendosim, e shohim, e investigojmë, arsyeja pse ardhur, ne na është dukur se vetëm sa zgjasim kohën dhe shpenzimet dhe asgjë më tepër.Pamundësia për të falimentuar konsiderohet një ndër problemet më të mëdha për biznesin, pasi ky proçes zgjat deri në 5 vjet.Përgjatë kësaj kohe, detyrimet e papaguara të subjektit ndaj institucioneve shtetërore shtohen, duke e bërë të papërballueshëm pagesën e borxhit për të, në kushtet kur nuk ka aftësi paguese prej vitesh.