Ekspertët e konsiderojnë alarmante papunësinë te të rinjtë: Rrezik për emigrim
Rritja e papunësisë, veçanërisht te të rinjtë shihet alarmante nga ekspertët, të cilët i tremben një vale të re emigrimi. Ata apelojnë qeverinë që të orientojë investimet publike drejt projekteve që gjenerojnë punësim dhe të nxisë ekonominë nëpërmjet uljes së taksave.Ekspertët e tregut të punës e konsiderojnë alarmante rritjen e papunësisë kryesisht te të rinjtë, pasi sipas tyre, vendi rrezikohet nga një valë e re emigrimi.Kastriot Sulka:E para nuk ka një prespektivë, e dyta rrezikojmë shumë që ne të kemi një tendencë për ti çuar njerëzit jashtë. Janë njerëz që nuk presin gjatë, nuk presin që të ambjentohen dhe janë me tendencën për të shkuar larg. Në muajin shkurt ne patëm dhe situatën e emigracionit që ka filluar përsëri të ketë shenja rritje.Për ekspertët, qeveria duhet të ndryshojë fokusin e investimeve, duke u përqëndruar në projekte që gjenerojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik.Kastriot Sulka: Investimet në palma apo bojatisje nuk të kthehen mbrapsht, nuk ka punësim, nuk janë elementë që të krijiojnë mundësi për të kthyer investimin mbrapsht.Një rrugë mes një qyteti apo fshati ke mundësinë e rritjes së produktivitetit të fshatit po kështu dhe të disa pjesëve të zinxhirit ekonomik në qytete, pra tendencës për të pasur më shumë zhvillim ekonomik.Ekspertët apelojnë qeverinë për politika nxitëse për ekonominë, siç është ulja e taksave, në kushtet kur përveç rritjes së papunësisë, ekonomia po shfaq sinjale për rënie në deflacion.Kastriot Sulka: Të rregullohet marrëdhënia me taksat, duhen ulur në mënyrë që të jepen premisa për zhvillimin e ekonomik të vendit. Dhe së dyti, është e nevojshme që në kushtet e deflacionit ne duhet të rrisim fuqinë blerëse, pasi ne sot e kemi atë në nivelet më të ulëta.Rritja e pagave, sidomos për ato që konsiderohen masive, rritja e nivelit të ndihmës ekonomike.Ka një tendencë për rritjen e pagesës së papunësisë.INSTAT raportoi pak ditë më parë se papunësia u rrit për të dytin tremujor rradhazi me 0.2%, duke prekur në fund të 2015-ës nivelin e 17.7%.