Ankohen banorët e Prosekut: Ujësjellësi është jashtë funksionit
Banorët e Prosekut në Mirditë ngrenë shqetësimin e mungesës së ujit të pijshëm, pavarësisht se Ujësjellësi është inauguruar një muaj më parë. Situatën e pa nga afër dhe deputetja e PD, Albina DeQindra banorë të fshatit Prosek të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pijshëm edhe pse Ujësjellësi i ri i kësaj zone është inaguruar vetëm 1 muaj më parë.Banorët thonë se pusetat janë jashtë funksioni, ndërsa u është kërkuar që të investojnë privatisht në tubacione për t'i lidhur me shtëpitë e tyre.Banori: Problemi kryesor është që nuk ka ujë. Është bërë një farë investimi si është bërë, por nuk ka ujë fare. Se ku çalon puna nuk e di.Banori: Të vijë uji i pijshëm me tuba metalikë në 2016 është turp, është skandal. Plus që edhe ato janë jashtë funksioni, nuk ka shanse me ardh uji.E kanë bërë provën njëherë, ajo puseta nuk mban fare, puseta kryesore. Edhe pusetat e vogla janë komplet jashtë standartit se i kanë bërë në tokë.Edhe sikur të vihen matësat, do të jenë në ujë dhe nuk kanë shanse të montohen.Fshati Prosek u inspektua edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda. Albina Deda: Uji nuk ka ardhur në çezma, në fshatra dhe në zonën e Mirditës dhe as në qytet. Qyteti merr ujë nga pompa që është e vendosur në lumin Fan.Ujësjellësi i Mirditës është një investim i nisur nga Qeveria Berisha e cila realizoi dy zërat e parë të këtij projekti me vlerë 3 milion USD, ndërsa ishte parashikuar rehabilitimi i të gjitha depove si dhe ndërtimin e rrjetit shpërndares të zonës rurale, gjë që nuk ka ndodhur.