Porti i Shëngjinit, firmoset marrëveshja me Pulian për rritjen e lëvizjes
Porti i Shëngjinit ka firmosur marrëveshje me autoritetet portuale të Pulias për shtimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve.Porti i Shëngjinit shihet si një urë lidhëse në Ballkan dhe Evropën Lindore.Portet pulieze në jug të Italisë shfaqin interes për krijimin e lidhjeve me portin e Shëngjinit.Lëvizjet e mallrave dhe pasagjereve nga Bari drejt Ballkanit dhe Europës lindore do të kenë edhe Shëngjinin si urë lidhëse.Marrëveshja u nënshkrua me autoritetet portuale të Levantes në Itali nga Drejtori i portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj.Gjovalin Tushaj: “Ne jemi një port i vogël, por shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe lidhjet e afërta me Ballkanin nëpërmjet rrugës së kombit. Ambiciet tona janë të mëdha dhe këtë e lidhin me faktin se 60% e volumit të mallrave që lëvizin drejt porteve italiane vijnë pikërisht nga rajoni ynë, ndaj dhe ne synojmë që t’i joshim bizneset, e pse jo edhe pasagjerët që të zgjedhin Shëngjinin për lëvizjet e tyre, e kjo nëpërmjet tarifave dhe eliminimit të vonesave”Autoritetet e Levantes vlerësojnë se marrëveshja do të rrisë performancën e portit.Mario Mega: “Unë e kuptoj se mundësitë e bashkëpunimit mes Shëngjinit dhe Pulias janë të mëdha dhe sigurisht ky është edhe interesi jonë, ndaj kemi treguar gatishmërinë e plotë për firmosjen e kësaj marrëveshjeje. Tërheqja e fondeve të Bashkimit Europian edhe drejt portit të Shëngjinit do t’i japë mundësi këtij të fundit që të rrisë performancën e tij”.Porti i Shëngjinit është vlerësuar nga Autoritet Portuale të Levantes si një zonë me potencial të lartë zhvillimi, pasi shihet si një urë lidhëse në Ballkan dhe Evropën Lindore.