Festimet nisin mbrëmjen e 13 marsit në Elbasan, 306 policë në gatishmëri
Elbasani përgatitet të presë më qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria me rastin e festës së verës.Policia e Elbasanit ka angazhuar 306 forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve që do të mbahen me rastin e Ditës së Verës.Bëhet me dije se duke nisur nga dita e dielë në ndihmë të shërbimeve të Policise Elbasan do të vihen në dispozicion edhe forca nga Policia e Tiranës, ndërsa do të bllokohet lëvizja në disa akse rrugore.Gjithashtu Bashkia e Elbasanit ka bërë publike edhe axhendën e festimeve me rastin e kësaj feste.Elbasani,qyteti i ballokumeve përgatitet të presë me qindra vizitorë me rastin e festës së Ditës së Verës.Për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj feste janë shtuar masat e sigurisë dhe në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë shkuar edhe efektivë nga Tirana.Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve, policia e Elbasanit nuk do të lejojë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore:1.Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja e nga Stadiumi deri tek 1 Maji 2.Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.3.Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteveFestimet në pritje të Ditës së Verës kanë nisur që prej datës 11 mars, ndërsa do të kulmojnë mbrëmjen e 13 marsit me koncerte si me një spektakël fishekzjarresh për të vazhduar më pas me një sërë aktivitetesh edhe gjatë ditës së festës.Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane.Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi dhe për simbolikë të saj ka gatimin e ballokumeve.