Hollande kërkon masa për refugjatët, Merkel: Problem azilkërkuesit nga Ballkani

Presidenti francez, François Hollande, ka kërkuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm europianë në mënyrë që të shmangen kufijtë e brendshëm, duke i bërë thirrje Turqisë për transparencë në programin e krizës. Kurse kancelarja Angela Merkel një ditë para zgjedhjeve në tre Lande ka mbrojtur programin e saj të emigrantëve, por sipas saj problem kryesor janë azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor.Evropa duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm për të shmangur rivendosjen e kufijve të rinj të brendshën në zonën Shengen.Është kjo deklarata e Presidentit francez,François Hollande, pas bisedimeve me disa udhëheqës të majtë europianë."Nëse do të mbronim kufijtë e jashtëm, do të shmangim rivendosjen e kufijve të brendshëm, të cilët janë vendosur në mënyrë të njëanshmë nga disa vende europiane. Ne do të shmangim një situatë si ajo e Greqisë, ku mijëra refugjatë janë në kufirin e saj me Maqedoninë, në kushte të mjerueshme për ta por edhe për Greqinë gjithashtu. Ne do të shmangim që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre në Egje duke kaluar nga Turqia në Greqi”, tha Hollande, duke i bërë thirje Turqisë për më shumë transparencë në çështjen e emigrantëve.Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur me pasion tezën e saj të emigrantëve një ditë para zgjedhjeve në tre Lande gjermane, ku partia e anti-emigrantëve Alternativa për Gjermaninë pritet të korrë një sukses të ndjeshëm.Merkel sërish ka përsëritur se problem janë emigrantët e Ballkanit Perëndimor dhe jo ata që vijnë nga vendet në konflikt.“Ne duhet të dërgojmë një sinjal të fortë për të gjithë ata që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk keni asnjë shans për azil, madje nuk duhet të ndërmerrni fare udhëtimin”, tha Merkel.17 dhe 18 marsi do të jenë determinante për krizën e klandestinëve, ku në Samitin e jashtëzakosnhëm do të diskutohet marrëveshja e propozuar nga Ankaraja, sipas së cilës Turqia do të marrë në territorin e saj të gjithë klandestinët që mbërrijnë në brigjet greke në këmbim të 6 miliardë eurove dhe përshpejtimit të proçeseve integruese.