Tenton të vjedhë një banesë në lagjen “Apollonia”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar ndërsa tentonte të vidhte banesën e një shtetasje.Në pranga ka rënë Petrit Molishtari, banues në fshatin Metoh të Mallakastrës.36-vjeçari u kap në lagjen "Apollonia" teksa tentonte të vidhte banesën e shtetases Z.Sh, 55 vjeçe, banuese në këtë lagje.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë" .