Roja bregdetare turke sulmon me shkopinj varkën e emigrantëve, tregtari përplas për tokë fëmijën
Dy episode dhune janë regjistruar ndaj klandestinëve në Turqi. Incidenti i parë është shënuar në ujërat territoriale të Turqisë, ku anija e rojes bregdetare sulmon me shkopinj një varkë të mbushur me emigrantë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ndërkohë episodi i dytë paraqet një tregtar që për shkaqe të panjohura ende sulmon një fëmijë të vogël refugjatësh, të cilin e përplas në tokë.Një grup klandestinësh që po udhëtonin me varkë në detin Egje kanë akuzuar rojet bregdetare se i kanë sulmuar me shkopinj duke rrezikar jetën.Video e publikuar nga BBC dhe e filmuar nga klandestinët tregon sesi varka e mbushur me emigrantë largohet me shpejtësi kur dy persona nga një anije që supozohet se është e rojes bregdetare u qëllon me shkopinj.Në video dëgjohen dhe zërat e emigrantëve që bërtasin."Regjistroni" dëgjohet duke thënë një emigrant. "Kjo është ushtria," bërtet një tjetër."Me ndihmën e Perëndisë gjithçka do të shkojë në rregull" thotë një tjetër emigrant.Pas kësaj ngjarje ka reaguar Ankaraja e cila ka sqaruar se rojet bregdetare nuk po i sulmonin emigrantët por po përpiqeshin ti ndihmonin.Ndërkohë në tregun e Smyrnas shfaqet një tregtar teksa për shkaqe të panjohura ndjek një fëmijë klandestin. Pasi arrin ta kapë e ngre dhe e përplas në tokë.Ndaj gjestit të paskrupullt të tregtarit kanë reaguar menjehërë kalimtarë të rastit, të cilët kanë marrë në mbrojtje fëmijën.Njëri prej tyre shfaqet duke e goditur me shishe uji tregtarin dhe duke i kërkuar llogari për dhunën ndaj fëmijës.Ndërkohë autoritetet policore turke kanë bërë arrestimin e tregtarit.