Pandeli Majko për drejtësinë: Për reformën duhet zgjidhje ose zgjedhje

Deputeti socialist, Pandeli Majko, anëtar i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi në një ndër statuset e rralla politike ka mbajtur një qëndrim të pazakontë në lidhje me reformën në drejtësi.Sipas Majkos ka vetëm dy rrugë, zgjidhje ose zgjedhje.Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë, thotë Majko, duke shtuar se kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si çështje politike e fillon punën nga e para.Sipas Majkos, bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie “bashkëpronësia” e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës.Deputeti socialist nënvizon se të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë dhe sipas tij nëse kjo situatë vazhdon kështu PS do ti duhet të bëjë një zgjedhje.Majko shprehet se nuk është kundër dialogut, por mendon se kundërshtarët e reformës janë sot më të qartë sesa përkrahësit e saj“Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim” shprehet Majko.

ZGJIDHJE OSE ZGJEDHJEPolitika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime....Posted by Pandeli Majko on 2016-03-12