Dita e Verës, çelet panairi, 45 biznese ekspozojnë produktet
Është çelur në Elbasan panairi i ditës së verës që do qëndrojë i hapur deri në 14 mars. Janë 45 subbjekte tregtare që marrin pjesë në të të ardhura nga të gjitha zonat e Shqipërisë.Eshte çelur në Elbasan edicioni i 19-te i panairit të Ditës së Verës që do të qëndrojë i hapur deri më 14 mars.Ajo vihet re këtë vit është mospjesëmarrja e bizneseve industriale.Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë në Elbasan, Veli Kazazi, mungesa reflekton krizën ekonomike.Veli Kazazi: Prodhimet industriale varen pak dhe nga situata ekonomike e momentit. Natyrisht flitet për produkte dhe investime që kanë një vlerë konsistueshme ekonomike.Logjika ushqimore natyrisht ka një vlerë ekonomike më të ulët dhe është dhe mundësia për ti ekspozuar më lehtë.Festimet për Ditën e Verës do të pasojnë me festivalin tipologjik kombëtar që mbahet në teatrin “Skampa” të Elbasanit.