Miratohet pr/vendimi për taksat, Opozita paralajmëron marrëdhënie të kushtëzuar

Mes debateve dhe akuzave, Këshilli Bashkiak ka miratuar 6 projektvendimet, mes të cilave dhe atë të ndarjeve të taksave sipas zonave.Kryetari i Këshillit Bashkiak vendosi të përshpejtonte miratimin e ndryshimeve të sistemit të taksave pasi këshilltarët e djathtë reaguan ashpër ndaj vendimit të bashkisë.Dalipi: Me shprehejn që Topollari përdori disa herë duke fyer bashkinë e Tiranës dhe ju këtu me shprehjen hajdutë  i kërkoj këtij këshilli të shprehet për vendimin 6.Pas mbledhjes, Kryetaret  e Grupeve të Këshilltarëve mbajtën qëndrimet e tyre. LSI voti pro rizonimit të taksave të biznesit të vogël, sic dhe parashikonte marrëveshja mes bashkisë dhe tregëtarëve.Rrokaj: LSI ka përkrahur një dialog me bashkinë sepse mendon që biznesi është partneri kryesor i zhvillimit të qytetit, ka inkurajuar në cdo hap mbështetjen e biznesit. Ka kërkuar që në këtë dialog palët të dëgjohen sepse demokracia ndërtohet ndërmjet dialogut, duke përkrahur biznesin por duke përfaqësuar në mënyrë të ndershme qytetarët për të qenë këtu. Përsa i përket pjesëmarrjes së biznesit në sallë kemi kërkuar të respektohet rregullorja e bashkisë, e cila i konsideron mbledhjet të hapura, por natyrisht mbi bazën e depozitimit të kërkesës. Nëse është depozituar kërkesa LSI ka qenë që të zbatohet rregullorja e bashkisë për pjesëmarrjen e grupeve të biznesit. Kreu i grupit të LSI në emër të grupit mbajti këtë qëndrim. Taksat e biznesit duhet të ndërtohen mbi bazë të një dialogu që nga njëra anë mbron interesin e qytetarëve nga ana tjetër mbron interesat e biznesit, por edhe këto duke i parë si pjesë integrale të zhvillimit të Tiranës.Këshilltarët e djathtë bënë propozimet e tyre për paketën fiskale, dhe në anën tjetër kërkuan përfshirjen brenda rendit të ditës diskutimet për projektin e këndit të lojërave. Ata e quajtën qëndrimin e mazhorancës në këshlli si mungesë transparence.Opozita paraljmëron marrëdhënie të kushtëzuar të mbledhjes.Olli:  Ndodhemi përsëri përpara teatrit absurd që sajon veliaj. Nuk është hera e parë kur ligjet shpërfytyrohen, kur këshilli bashkiak në një nga ditët e tij më të mprehta mbi cështjet më të mbrehta sikurse është ajo e sistemit të taksave për të shmangur transparencën dhe përballjen reale me bizneset që ishin këtu jashtë me tentativën për të mos patur të pranishëm pavarësisht insistimit tone, por sigurisht përtej logjikës që përcakton kushtetuta. Çfarë kishte për tu trembur, kush ishte projekt akti që ne propozuam që në fillim. Rishikim të të gjithë paketës fiskale jo negociata të fshehta të Veliajt që as ato nuk i respektoi. Kërkuam heqjen e taksës antikushtetuese për infrastrukturën arsimore. Nuk ka vend në botë që të vdesë biznesin sepse është biznesi që  gjeneron të ardhura dhe punësim. Jemi në kushtet kur ne si këshilltarë do të rishikojmë marrëdhëniet tona me Këshillin Bashkiak.Kryetarja e Grupit të Këshilltarëve të majtë Klotilda Ferhait shpjegoi arsyet përse mbledhja e këshillit u mbyll pa diskutime të paketës fiskale.Ferhati: Këshilltarët e opozitës ishin gjithë kohës shumë fyes në mënyrë të përsëritur dhe kjo nuk lejoi që diskutimit të ishin ashtu sic duhet të ishin .Një përfaqësi e tregetarëve kërkuan që të merrnin pjesë në mbledhje por nuk janë lejuar nga autoritet e bashkisë me argumentin se duhet të paraqisinin kërkesë më herët dhe duhet të merrnin pjesë në komsionet të ekonomisë së këshilltarëve.Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratua vendosja e bustit të Papa Franceskut përpara Piramidës si dhe dëmshpërblimi i 5 familjeve nga kryeqyteti, banesat e së cilave janë djegur nga zjarri.Ferhati: Këshilltarët e opozitës ishin gjithë kohës shumë fyes në mënyrë të përsëritur dhe kjo nuk lejoi që diskutimit të ishin ashtu sic duhet të ishin .Diskutime brenda Keshillit BashkiakNdërsa këshilltari i LSI, Shezai Rrokaj duke e konsideruar biznesin si një partner të zhvillimit të qytetit tha se pjesëmarrja e biznesit në mbledhje varet në bazë të depozitimit të kërkesës.Dalipi: Me shprehejn që Topollari përdori disa herë duke fyer bashkinë e Tiranës dhe ju këtu me shprehjen hajdutë  i kërkoj këtij këshilli të shprehet për vendimin 6.Që në nisje të punimeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës,  të djathtët në Këshillin Bashkiak kanë kërkuar transparencë për parkun e fëmijëve në parkun e liqenit.Olli: Sikundër jeni në dijeni grupi i këshilltarëve të PD ka paraqitur prej kohë në shqetësim të problematikave të biznesit, dhe kemi risjellë për t'u shqyrtuar amendime tona për uljen me 30% të taksave, heqjen disa prej tyre mbajtjen për hapësirat publike në nivelet e mëparshme. Paralelisht vijojmë të përsërisim kërkesën tonë që i është drejtuar edhe Veliajt për të bërë transparencën mbi ndërhyrjen e paligjshme në liqenin artificial të Tiranës si dhe një ndërhyrjëe asapk transaprente përpara Galerisë së Arteve. Këto dy cështje të përfshihen në diskutim.Ndërkohë nënkryetarja e bashkisë, Brunilda Paskali preznatoi regjimin e paketës fiskale, me ndryshimet e reja.Paskali: Administrata e Bashkisë së Tiranës pas një sërë takimesh dhe negociatash i propozon këshillit disa ndryshime për të lehtësuar ngarkesën e tyre fiskale. Ndryshimet e propozuara janë:Së pari taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Propozojmë që të ndryshojë niveli i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë sipas përcaktimeve:Ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimeve në raport me ndryshimin e fundit dhe vështirësite ë aplikimit në praktike.Ligji për taksat vendore dhe ne vecanti ligji për kalimin e të drejtës në pronësi për pasuritë e paluajtshme është shprehur se këshilli ka kopetencën të bëjë kategorizime edhe më të hollësishme dhe të vendosë për nivelin e taksës brenda kufirit të përcaktuar me ligj. Propozimi i parë ka qenë ulje me 30% e kësaj takse.Pika tjetër është për tarifën e pastrimit të largimit të mbeturinave. Propozojmë shfuqizimin e tarifës së pastrimit vendosje tavolina në muaj në hapësira publike për tavolinë për subjektet bar, restornat, kafe etj. Niveli i kësaj tarife është aktualisht 2500 lekë për cdo tavolinë në muaj. Shfuqizimi i kësaj nënkategorie brenda tarifës së pastrimit do të sjellë ulje të ngarkesës fiskale të bizneseve. Pra një biznes me 10 tavolina do të jetë 25 mijë lekë ulja në muaj ose 300 mijë lekë ulje në një vit.Tarifa për zënien e hapësirave publike është propozimi i tretë që sjellim për ndryshimin e ndarjes territoriale sipas zonave A, B, C për efekt të aplikimit të tarifës për zënien e hapësirës publike, i cili në këtë rast mundëson ngushtimin e zonës A, ku aplikohen tarifat më të larta dhe kthimin e tyre në zona B, ku tarifa është gjysma e nivelit të zonës A.Gjithashtu për detyrimet për muajt janar dhe shkurt 2016 në lidhje tarifën për zënin e hapësirës publike janë njoftuar së bashku dhe i krijojnë një ngarkesë të lartë fiskale, Bashkia mori në konsideratë kërkesën e bizneseve për të mos i aplikuar tarifat e reja deri në 1 mars 2016 dhe të vijojë me nivelet e mëparshme vetëm në këtë periudhë.Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe vendosjen e bustit të Papa Franceskut në ambientet prane piramidës, aty ku ndodhet këmbana e paqes.