Banorët i kërkojnë Panaritit dëmshpërblimet për përmbytjet e vitit 2010

Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër i kanë kërkuar ministrit të Bujqësisë dëmshpërblimet për përmbytjet e vitit 2010-2011 kohe kur vendi qeverisej nga demokratet. Ministri Panariti ndodhej në Shkodër për të inspektuar punimet në argjinaturën e Darragjatit. Sipas banorëve shumë familje po jetojnë në vështirësi pasi gjatë këtyre përmbytjeve kanë humbur gjithçka.Banori: Për ne qeverite, si e majtë si e djathtë janë njësoj. Ne kërkojmë dëmin tonë dhe asgjë më tepër.Edmond Panariti: Këto janë premtime të një shteti serioz dhe për rjedhojë përderisa janë kryer këto premtime do ti shikojmë mundësitë që ne ti përmbahemi. Po fillojmë gradualisht me problemin e dëmshpërblimeve.Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi shprehu shqetësimin për fondet e papërfillshme të akorduara për këtë bashki, si dhe politikat që po ndiqen për bujqësinë.Voltana Ademi: Në Shkodër prej mëse dy vitesh nuk është investuar në argjinatura ose kanë qenë të papërfillshme saqë do të na duhet të gjejme fonde për emergjencë.Për shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara në zona me rrezik të lartë, propozimi i numrit një të bujqësisë është spostimi gradual.Edmond Panariti: Duhet që pushteti qëndror dhe lokal të vendosë për spostimin gradual të tyre.17 milion lekë të reja jane planifikuar te investohen në argjinaturën e Daragjatit në fshatin Dajç. Por ministri Panariti u shpreh se për riparimin e plotë të 2.5 kilometrave të kësaj argjinature kërkohen 360 milion lekë ./Oranews.tv/