Lista për terrorizëm, KMSH: Dokumenti u falsifikua, nuk ka dalë nga ne!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2016, 12:57
Disa portale online publikuan sot një dokument sipas të cilave, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka dërguar një listë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë me persona që mund të kenë lidhje me terrorizmin.Lista e publikuar përfshin edhe imamë të njohur në Tiranë, si Ahmed Kalaja. Por, në një reagim Komuniteti Mysliman e cilëson si të falsifikuar dokumentin e publikuar në media.KMSH: "Ky dokument i cili pretendon se Komuniteti Mysliman kërkon hetimin e personave të caktuar, nuk është i vërtetë, është qartazi dallueshëm i falsifikuar dhe nuk ka dalë nga institucioni i Komunitetit Mysliman"./Ora News/[caption id="attachment_696600" align="alignnone" width="720"]
Lista e pretenduar nga disa media. KMSH e cilëson të falsifikuar[/caption]