Thaçi: Në ceremoninë e betimit do të ftoj edhe Presidentin serb Nikoliç
Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të ftonte në ceremoninë e betimit të tij edhe homologun serb, Tomislav Nikoliç. Ceremonia do të zhvillohet gjatë muajit prill.“Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliç. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikoliçin”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.Gjatë intervistës, Thaçi thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë apsion, pasi mazhoranca qeverisë ka 2/3-t e votave në Parlament. Pyetja vjen ndërkohë që opozita atje ka bllokuar punimet e Parlamentit që prej shtatorit të vitit të shkuar.Ai pyetet edhe për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, duke theksuar edhe një herë se nuk kishte asgjë për të fshehur. Thaçi thotë se Gjykata Speciale do të konfirmojë pavarësinë e akuzave të ngritura ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.