Sekuestrohen mallra kontrabandë, në ndjekje penale dy doganierë
Një sasi mallrash kontrabandë është sekuestruar nga policia e Korçës, ndërsa arrestuar një shtetas, teksa dy doganierë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.Në pranga ka përfunduar shtetasi Mimi Kello, 32-vjeç, banues në Bilisht, ndërsa doganierët që po ndiqen penalisht për shpërdorim detyre janë shtetasit me iniciale L.K, banues në Sovjan të Korçës dhe E.M. 36-vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e policisë ushtruan kontroll në fshatin Zëmblak në një automjet tip Mercedez Benz, ku janë gjetur rreth 400 palë konfeksione (rroba) të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, për të cilat 32 vjeçari, nuk zotëronte dokumentacionin shoqërues. Në vijim të veprimeve hetimore, , rezulton se shtetasi i mësipërm sasinë e mallrave, e kishte kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës.Sipas deklaratës zyrtare, doganierët e turnit, shtetasit L.K dhe E.M, nuk kanë kryer procedurat korrekte, në lidhje me kontrollin e automjetit. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Ora News/