Fëmijë që u lidhën në pemë dhe u copëtuan dhe gra që u përdhunuan në grup- fakte tronditëse nga Sudani

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë djegur të gjallë nga milicia në Sudanin e Jugut, ndërsa forcat pro qeveritare kanë kryer përdhunime të shumta ndaj grave, thekson një raport i OKB-së.Hetimi akuzon të gjitha palët të përfshirë në luftën civile, e cila ka shkaktuar viktima të shumta në radhët e njerëzve të pafajshëm.Raporti thekson se ushtria dhe forcat pro qeveritare ose aleat me të, janë të përfshirë “në një nga situatat më të tmerrshme të të drejtave të njeriut në botë”."Fëmijët me aftësi të kufizuara janë djegur të gjallë, janë vrarë, mbytur në kontenierë apo janë lidhur në pemë dhe më pas janë prerë copa copa", thotë një zyrtar i OKB-së në një deklaratë të premten.Më shumë se 1 300 raste të dhunimit janë regjistruar vetëm në një prej shteteve të Sudanit Jugor. Bëhet fjalë për shtetin e pasur me naftë Unity dhe se krimet janë kryer përgjatë një periudhe 5 mujore.Një grua tha për hetuesit e OKB-së se e kishin zhveshur lakuriq, dhe më pas ishte përdhunuar nga pesë ushtarë përballë fëmijëve të saj në rrugë. Më pas ishte përdhunuar edhe nga persona të tjerë nëpër shkurre.Zëdhënësi presidencial i Sudanit të Jugut, Ateny Wek Ateny, mohoi që forcat qeveritare dhe grupet aleate të kishin kryer krime./Ora News/