Polici goditet me sende të mprehta gjatë natës, mister shkaqet

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në pjesën e duarve dhe të fytyrës.Policia njofton në komunikatë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta në afërsi të një qendre tregtare në Rrugën e Elbasanit, ku ka mbetur i dëmtuar efektivi Gjergj Muça, 31-vjeç, banues në Tiranë.Muça punon pranë Komisariatit Nr.6 në kryeqytet dhe në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shërbim.Sipas policisë, dëmtime kanë ardhur nga mjete prerëse, por në komunikatë nuk sqarohet nëse se nga kush është shkaktuar ky dëmtim.Muça ndodhet në spital nën kujdesin e mjeteve. Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./Ora News/