KLSH marrëveshje me Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe homologia çeke, Miloslav Kala.Marrëveshja vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit me SAI-et Evropiane, të tilla si NIK-u Polak, Gjykata Austriake e Auditimit, Gjykata Turke e Llogarive, SAI-et e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në nivel rajonal, me SAI-et e Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, etj. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së.Përvoja e gjatë 255 vjeçare e SAI-t Çek dhe cilësia e punës në auditim është një model shumë i mirë për t’u ndjekur nga KLSH. Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Zyra Supreme e Auditimit të Republikës Çeke, do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese, përmes vizitave të punës, trajnimeve dhe workshop-ve për audituesit shqiptarë, etj.Presidenti i SAI-t Çek, Ing. Miloslav Kala shoqërohej nga drejtues të lartë të institucionit, si Zv/Presidentja, zj. Zdeňka Horníková, drejtues të bordit dhe drejtorë të Departamenteve të Auditimit.Vizita u organizua dhe u realizua nën kujdesin e vecantë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke, z.Riza Poda, i cili asistoi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes./Ora News/