Inspektoriati i Punës, Dritan Ylli: 100 mijë punonjës janë formalizuar në vitin 2015
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli ishte në Vlorë për analizën vjetore të këtij institucioni në qytetin bregdetar. Ylli tha se ndonëse 100 mijë punonjës janë formalizuar në rang vendi gjatë vitit 2015, inspektimet në terron duhet të vazhdojnë për respektimin e Kodit të Punës.Ylli: Vetëm në Vlorë është arritur që gjatë vitit 2015 të vendosen në skemë, pra të dalin nga puna jo dinjitoze, nga inormaliteti mbi 520 punonjës. Në tërësi në të gjithë vendin ne e mbyllëm me më shumë se 100 mijë punonjës të rinj të vendosur në skemë, kjo falë edhe rezultatit që u arritën gjatë operacionit të disa institucioneve në raport me luftën kundër informalitetit.Puna në terren tha Ylli është përqëndruar në sipërmarrjet me risk më të lartë për jetën e punonjësve.