Veliaj: Bashkia po i vjen në ndihmë njerëzve me nevojë ekzistenciale
Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me ndërlidhësit e Njësive Administrative nr. 2, 3 dhe 4 ka deklaruar se bashkia po punon që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë ekzistenciale nëpërmjet shoqatave që ofrojnë paketa ushqimore.Veliaj: A do lemë njeri të vdesë për bukë? Unë do them se minimum njerëzor është që mos të lemë njeri të ketë nevoja ekzistenciale. Ne kemi herë pas here shoqata që bëjnë paketa ushqimore. Me supermarketet po lidhim disa marrëveshje, një mall që nuk të shitet por e kanë skadencën për tre muaj, ti parashiko sa do nxjerrësh në tre muaj dhe sa ti hedhësh me pagesë që t’i groposësh më mirë na i jep përpara që të konsumohen sesa të rrinë nëpër stoqe kot.Kryebashkiaku njoftoi edhe vijimin e punës për disa projekte si pazari i ri, markata dhe sistemimi i komunitetit rom në Shkozë. Ndërsa duke iu referuar reagimeve që kanë ngjallur disa vendime të bashkisë, bëri të qartë se askush nuk mund të imponohet me forcë që bashkia të heqë dorë nga punët e mira.Veliaj: Ne jemi shumë mirë duke ecur tek pazari i ri, besoj se do të fillojmë shumë shpejt edhe me pjesën e markatës. Sapo kemi marrë një miratim në parim që të sistemojmë të gjithë komunitetin rom në Shkozë, Bashkisë së Tiranës nga 6 muja e ketë me dhunë nuk ja merr gjerat.Veliaj lajmëroi se nisma “Adopto një çerdhe”, do të shtrihet tashme edhe tek kopshtet, ku donatorë të ndryshëm do të marrin përsipër rikonstruksionin e tyre.