Ujërat e zeza mbulojnë autostradën në Kukës, Bashkia afat 5 ditorë banorëve

Familjet, të cilat kanë banesat në afërsi të "Rrugës së Kombit", vazhdojnë të shkarkojnë ujërat e zeza mbi këtë vepër të rëndësisë së veçantë.Përveç rrezikut që mund të krijohet nga lagështia, ujërat e zeza të cilat janë të dukshme mbi trasenë e kësaj rruge japin një panoramë të shëmtuar për udhëtarët pasi është hyrja për në qytetin e Kukësit.Të gjendur para kësaj situate, Bashkia e Kukësit u ka lënë afat 5 ditorë banorëve për marrjen e masave, në të kundërt, do ndërhyjnë sipas ligjit.Shefki Cengu, Përgjegjës i Njësisë për Shërbimet Publike: Kemi identifikuar të gjitha familjet prej tek divizioni e deri tek ura. Kemi bërë gati njoftimet. U kemi lënë afat 5 ditorë për riparimin e këtyre problemeve. Nëse banorët nuk do të përgjigjen, do të veprojë ligji.Përveç derdhjes së ujërave e ujërave te zeza mbi trasenë e rrugës, skarpatës i janë vjedhur tërësisht rrjetat metalike mbrojtëse dukë rrezikuar udhëtarët që përshkojnë këtë autostradë por edhe fëmijët e zonës përreth nga fenomeni i rrëshqitjeve të dherave e gurëve./Ora News/