Obama: Nisma për novacione e arsim

Presidenti Obama ishte dje në Austin të Teksasit për të njoftuar hapat e reja që synojnë të nxisin sektorin e prodhimit industrial me qëllimin për të hapur vende të reja pune. Presidenti foli për rëndësinë që ka arsimi në fuqizimin e ekonomisë:Vizita u zhvillua në kuadër të turneut që po bën zoti Obama me titull “Punë dhe Mundësi për Klasën e Mesme”. Presidenti po përpiqet të sigurojë mbështetjen e publikut për propozimet e tij për të forcuar ekonominë dhe për të krijuar vende pune.Obama vuri në dukje atë që e cilësoi si prirje të kompanive amerikane për të kthyer disa operacione të prodhimit përsëri në vend, duke i dhënë shanse të reja ekonomisë për t’u rimëkëmbur nga recesioni.Në fillim të vitit, presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit të investojë 1 miliard dollarë për të krijuar 15 qendra novacioni dhe prodhimi industrial në zona të vendit që, siç u shpreh presidenti, kanë mbetur pas globalizimit.Presidenti i shfrytëzoi komentet e tij në një qendër të teknologjisë së lartë për të njoftuar planet për krijimin e tre qendrave të reja për novacioni."Ekonomia jonë nuk mund të ketë sukses nëse të rinjtë nuk kanë aftësitë që u nevojiten për sukses. Pikërisht këtë po bën shkolla Manor New Tech.  Për këtë arsye arsimtarë e drejtorë shkollash nga i gjithë vendi vijnë këtu për experiencë. Pasi çdo ditë kjo shkollë dëshmon se çdo fëmijë ka potencialin për të marrë aftësitë që do e bëjnë të suksesshëm në universitet e më tej” tha ai.Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar institutet e novacionit si “fabrika mësim-dhënieje” ku biznesi, universitetet dhe qeveria “investojnë së bashku” për të nxitur prodhimin dhe për të përgatitur studentët e punonjësit.Presidenti Obama ka kërkuar një fond prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur krijimin e tre qendrave për novacion.