Dëshmitë tronditëse: Mësuesi i përplaste kokën fëmijëve pas bankës dhe dërrasës

Ora News sjell dëshmi tronditëse nga nxënës dhe prindër të nxënësve të cilët janë bërë pre e dhunës së mësuesit Agim Muca. Mësuesi 63 vjecar jepte mësim në një klasë kolektive të shkollës 9-vjecare të fshatit Orzhanov në Ostren të Bulqizës.Ata thonë se mësuesi ka dhunuar nxënësit duke ia përplasur kokën pas bankës dhe pas dërrasës. Madje një vajzë ka hematoma në kokë.Të njëjtën gjë pohojnë edhe prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar pasi nuk është hera e parë që mësuesi Agim Muça në gjendje të dehur dhunon fëmijët.Dëshmia 1 (flet një nxënëse): Erdhi dhe i rrahu me thupër dhe me dorë. I godiste me kokë te dërrasa. Me thupër i qëllonte te koka, i kapte për veshi...Dëshmia e tezes së një nxënësi : Është hera e tretë, ditë e premte ishte. Ai shkon në orën 12 tek klasa deri në orën 3 ca do bëjnë fëmijët pa bukë. Ka qenë i pirë me raki dhe ka shkuar në shkollë dhe i ka rënë gocës. I ka kapur kokën dhe i ka goditur pas  tavolinës dhe në derrasë. Pije për vete, por jo për fëmijët.Dëshmia 2 (flet një nxënës) Erdhi në orën 11: 00 dhe ishte bërë tapë dhe filloi ti godiste fëmijët. I kapte në kokë dhe i gjuante tek banka. I tha që mos tregoni te shpia që ju rrafa.Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 7 Mars pikërisht ditën e Mësuesit ndërkohë që sot është bërë arrestimi i tij pas denoncimit të prindërve. Ndërkohë Drejtoria Arsimore ka urdhëruar shkarkimin e tij.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte ne familjen e vajzes së dhunuar nga mesuesi“Vajza 9-vjeçare e klasës së tretë ka hematoma në kokë. Prindërit deklaruan se vajza është goditur në kokë me dru. Ajo ka dalë nga spitali, por është në gjendje shoku”, ka thënë Nikolla.Reagimi i MASNora Malaj: Mësuesi Agim Muça që jepete mësim në klasën kolektive 3 dhe 5 nën efektin e alkoolit ka dhunar rreth 12  nxënës. Si rezultat i këtij dhunimi prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle janë shumë të revoltuar dhe kanë bërë një peticion drejtuar ministrisë dhe të gjitha organeve respektive. Ka patur vetëm një rast të një vajze e cila ka pësuar hematomë dhe tani është jashtë rrezikut. Ndonëse mësuesi Agim Muça është pezulluar nga puna kjo nuk është vetëm zgjidhja e problemit pasi ai do të ndiqet penalisht konform rregullave.  Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti që ne sot na shqetëson sot është kauza e madhe e sistemit të arsimit, detyrimi që kemi për fëmijët. Interesi dhe integriteti që duhet të realizojë sistemi i arsimit për tu bërë pjesë reale e standardeve dhe cilësisë dhe jo pjesë e dhunës për këta fëmijë.[caption id="attachment_696058" align="alignnone" width="640"]shkolla ne bulqiz Ne foto: Shkolla ne Bulqize ku mesuesi dhunonte nxenesit[/caption][caption id="attachment_696081" align="alignnone" width="640"]nxenese ne bulqiz Ne foto: Nje prej nxenesve tregon momentin e dhunes se mesuesit[/caption][caption id="attachment_696059" align="alignnone" width="640"]polici Ne foto: Policia ne fshatin Orzhanov te Bulqizes prane femijeve qe ndodheshin te shkolla ku mesuesi dhunonte nxenesit[/caption][caption id="attachment_696072" align="alignnone" width="640"]dg Ne foto: E afermja e nje prej nxenesve te dhunuar nga mesuesi ne Bulqize[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=-bZNgvMWqDE