Kuvendi dërgon në Kushtetuese me shumicë votash mandatin e Kokëdhimës
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro. Dy deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 4 të tjerë kanë abstenuar.Deputetët që abstenuan janë përkatësisht Namik Kompliku, Klodiana Spahiu, Paulin Sterkaj dhe sigurisht vetë deputeti Kokëdhima.Ndërkohë dy votat kundër janë të deputetëve të majtë Vladimir Kosta dhe Mira ShehuKuvendi rinisi punimet pasditen e 10 Marsit, me praninë e opozitës e cila u rikthye në kuvend në momentin e votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të KushtetutësDeputeti Koço Kokëdhima mori fjalën për t'u mbrojtur ndaj akuzave, që sipas tij orkestrohen nga ish kryeministri Sali Berisha“Kam bërë biznes të ligjshëm në qeveritë tuaja, dhe mua më keni pasur opozitar sepse kam qenë opozitar gjithë kohën. Kam qenë opozitar me Saliun sepse i ka bërë poshtërsi gjithë jetën këtij populli. Vetëm unë kam fatin tim në dorë. Jam i vetëdijshëm. Nuk kam bërë asnjë shkelje ligji dhe këtë kënaqësi. Shpif këtu si harixhofkë çdo ditë dhe mua do më kesh përballë. S’më bën dot si veten", tha Kokëdhima.Pas fjalës së tij e kërkoi fjalën Berisha por Meta tha se nuk mund të shkelet Rregullorja, e cila u shoqërua me kundërshti nga deputetët e opozitës.Meta: "Unë kam dhënë prova se jo dy minuta por duroj doktorin dy ditë por ishte shkelje flagrante e rregullores".Por votat e të dyja palëve nuk u arritën për deputetin tjetër të PS, Rakip Suli i cili ka kërkuar edhe vetë që Gjykata Kushtetuese të shprehet për mandatin e tij. PD dhe PS nuk ranë dakord për formulimin e kërkesës që do i dërgohej për Kushtetueses dhe e shtynë për 1 javë votiminLexoni me shume: ! Suli sfidon Berishën: Të ngremë komision hetimor për mua dhe Bashën - VideoIsh kryeministri Sali Berisha tha se shtyrja e votmit, është presion i hapur i mazhorancës ndaj Gjykatës KushtetueseKuvendi votoi gjithashtu edhe projektligjet e mbartura nga seancat e kaluara ku ra në sy vota kundër e 14 deputetëve të LSI për ligjin "Për masat shtesë për sigurinë publike" i cili u miratua me 61 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim. Ndërkohë në votim nuk morën pjesë as deputetët e PDIU për shkak të pakënaqësive ndaj koalicionit.Pjesë nga fjala e deputetit Koço Kokëdhima:Kokëdhima: Bizneset e mia të ligjshme, Berisha kufomë e dalë nga varri Qysh ditën që jam i përfshirë në politikë e deri sot kam qenë për çdo ditë në shënjestër të Saliut, salizmave dhe salistëve, të cilët kanë angazhuar në këtë ballafaqim vetëm shpifje dhe shpifje pafund. Saliu dhe të vetët nuk e përdorin vetëm për mua, ata e përdorin shpifjen për këto, për të gjithë kundërshtarët, për të gjithë deputetët sa herë t’u jepet mundësia. Rasti im është më i dukshëm për shkak se edhe Saliu me të vetët e vlerëson rolin dhe punën time si një pengesë për të. Atje ku drejtoj unë në Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, e keni parë si keni dalë, e keni parë se si jeni zhbërë ju dhe stani juaj. Po ju them se edhe në të ardhmen do ti keni punët edhe më keq. Po të them këtu Sali siç të thashë në zgjedhjet vendore. Do të dalësh 5 me zero. Në zgjedhjet e ardhshme do të jesh gjysmak. Nga 6 deputetë që morëm do të marrësh 7. Do të zvogëlohesh, do të mplakesh dhe do të mpakesh.E gjithë kjo strategji nuk do të japi asgjë. Ti je modeli i kryekusarit më i madh në politikë. Ti dhe çeta jote. Erdhe në politikë i varfër dhe mblodhe emigrantë nga Evropa dhe i bëre sekserë.Nuk më kompenson dot mua. Je modeli më i zi në politikë. Në qafën tënde varen sa e sa akuza për krime, vrasje, vjedhje dhe grabitje. Përdore çdo gjë për pushtetin tënd. Edhe këta që bëjnë zhurmuesin këtu nuk të ndihmojnë. Nuk është në dinjitetin e një deputeti të bësh këtë që bën ti. Unë nuk humbas kohë për të folur me ju. Unë e humbas kohën për banorët atje. Nuk e harxhoj jetën time të merrem me Saliun dhe me ju të tjerët.T’ju them disa gjëra. Shiko kush flet, një kufomë, një i nxjerr nga varri për viktima politike. Ka ardhur këtu një kufomë të na flasi për ekzekutim. Pusho Sali dhe dëgjo.Do të vazhdoj të jem deputet i Parlamentit, deputet i popullit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Vlorë dhe Gjirokastër.Një ndër akuzat dhe shpifjet e shumta të Saliut është ajo që diskutojmë sot. Sa kot që jeni, sa robër koti që jeni, sa të mbaruar që jeni...nuk mësuat etikën parlamentare.Do më keni përballë dhe do të merrni gjithçka që ju takon nga unë dhe shokët dhe shoqet e mia.Unë nuk dua të grisem, por dua qetësi...të qëndrojmë tek kjo shpifja e radhës. Më pas Kokëdhima u ndal tek çështja e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar edhe një herë se nuk ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit.Kokëdhima u shpreh se emri i tij do të përjetësohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi brezat që do të vijnë do të shqyrtojnë rastin e tij. Ai foli edhe për kompaninë Abissnet, duke theksuar se ajo është ngritur nga të rinj dhe të reja të shkolluar.Kokëdhima: Ju jeni një mallkim! Ju nuk respektoni punën dhe as veprat e shqiptarëve. Kompania nuk ka bërë asnjë kontratë pasi unë jam shpallur deputet i këtij Parlamenti. I keni dëgjuar këta që thonë se Koço ka përfituar fonde./Ora News/