"Shkodra qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, të mos hapen portat e HEC-eve"

Rikthimi i reshjeve të shiut ka rikthyer edhe rrezikun e përmbytjeve. Specialistët thonë se Shkodra është më e rrezikuara por edhe zonat që ndodhen buzë lumenjve. Për të shmangur përmbytjet masive, ata këshillojnë që të mos hapen portat e HEC-eve. Rreshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë rikthyer rrezikun e përmbytjeve.Sipas Qendrës së Parashikimit të Rreziqeve Natyrore, Shkodra është qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, por edhe qytetet e tjera të cilat janë në afërsi të lumenjve.Klodian Zaimi, Qendra e Parshikimit të Rreziqeve: Kryesori është Shkodra edhe për vetë pozicionin e saj që është e vendosur në një nga lumenjtë më të mëdhenj të pjesës së Adriatikut. Nuk përjashtohen edhe qytetet e tjerë, por kryesisht qytetet e tjera që kanë afërsi me lumenj, të gjitha janë të rrezikuara. Specialistët e Institutit të Parashikimit të Rreziqeve Natyrore këshillojnë që në këto ditë me rreshje shiu të mos hapen portat e Hidrocentraleve.Klodian Zaimi, Qendra e Parshikimit të Rreziqeve: Ditët në vijim do të vazhdojë rreziku nga përmbytjet ,do të vazhdojë për gjatë gjithë javës, deri ditën e dielë dhe kjo do të jetë e varur kryesisht nga shkarkimet të cilat do të kryhen nga HEC, pra nëse do të kemi shkarkime do të ekzistojë mundësia që këto përmbytje të shtohen.Për të parë nga afër situatën ka qënë prefekti i Shkodrës dhe drejtori i bordit të kullimit për veriun të cilët garatuan që në 48 orë të mos ketë shkarkime.Paulin Radovani, Prefekti i Shkodrës: Niveli i liqenit ka arritur një pikë që midis të frikshmes dhe të pafrikshmes. Besojë që do të kalojë edhe ajo situatë. Petrit Gjoni, Drejtori i Bordit të Kullimit për veriun: Njihemi me problematikat sidomos të Shkodrës dhe të Lezhës që problemet e përmbytjeve janë mjaft të mëdhaja, por sipas mundësive financiare nga ana e Ministrisë dhe e Qeverisë do të bëhët e mundur që të bëhen ndërhyrje në ato pika që janë problematike. Lidhur me këtë situatë nëpërmjet një njoftimi zyrtar KESH bëri me dije se po mban nën kontroll situaten aktuale hidroenergjitike duke garantuar se  shkarkimet do të bëhen vetëm kur të jenë të domosdoshme. /Oranews.tv/