Dorëheqje në Prokurori, ikin krerët e Dibrës, Përmetit, Lezhës dhe Tropojës
Katër drejtues të prokurorive në rrethë janë larguar nga detyra duke i paraqitur dorëheqen Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky veprim është justifikuar nga ana e tyre për arsye personale por burimet bëjne më dijë se largimi mund të ketë ndodhur pas rezultateve të analizave vjetore, qe duket se kanë qenë të dobëta dhe masave të mundshme ndaj tyre i kanë paraprirë me dorëheqje.Dorëhiqen katër drejtuesit e prokurorive në rrethe. Mesohet se prokurorët e rretheve Diber, Përmet, Lezhë dhe Tropojë i kanë paraqitur dorëheqen nga detyra Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla .Nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi të krerëve të katër prokurorive por mësohet se zyrtarisht nga ana e tyre ky veprim është justifikuar për arsye personale.Ndërkohë që të tjera burime bëjnë më dije se dorëheqet e tyre mund të kenë lidhje me rezultatet e analizave vjetore ku keto prokurori kanë rezultuar dobët.Prokurorët që kanë paraqitur dorëheqen kreut të akuzës janë Silvana Pani Përmet , Esmeralda Cami Dibër, Përparim Vukaj Lezhe, Artan Shtrunza Tropojë.Tashmë pritet që krerët e rinj të zgjidhen nga keshilli i prokurorisë cili organizon konkurs për vendet vakant nderkohe qe deri në zgjedhjen e drejtuesve te rinj prokuroritë do të drejtohen nga drejtues të komanduar./Oranews.tv/