Alfano: Asnjë fluks emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut

"Deri në këtë moment nuk kemi evidencë të një fluksi emigrantësh përmes Adriatikut nga Shqipëria në Itali", ka deklaruar sot Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano nga Brukseli ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e ministrave të Brendshëm të BE, në fokusin kryesor të së cilit është tema e  e problematika aktuale e emigracionit."Jemi mësuar të bëjmë parashikime por dhe të vëzhgojmë realitetin,-u shpreh ministri italian. Llogjika na sugjeron se me mbylljen e rrugës ballkanike mund të hapet rruga e Adriatikut, por kjo është vetëm llogjikë dhe sot për sot nuk ka fakte. Jemi duke punuar për të evituar këtë parashikim. Bashkimi Europian shpreson se me marrëveshjen e bërë me Turqinë, emigrantët mund të bllokohen para se të kapërcejnë Egjeun. Gjykimi konkret të çon të thaush se kufizimi i fluksit të emigrantëve nga Turqia do të çoj në shtimin e rrezikut të hapjes së rrugës së Adriatikut.""Por ne po punojmë me Shqipërinë -theksoi Alfano. Kam takuar ministrin e Brendshëm shqiptar javën e kaluar në Romë e në ditët e ardhshme do të shkoj dhe unë në Shqipëri. Do të bëj çfarë është e mundur për të punuar bashkarisht, për të parandaluar emigracionin klandestin e terrorizmin."/Oranews.tv/