Kaos në trafik, shkak protesta te Stacioni i Trenit dhe reshjet e shiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2016, 16:37
Protesta e banorëve që preken nga ndërtimi i bulevardit ka shkaktuar kaos në trafikun e Tiranës.Rrugët kryesore u bënë thuasje të pakalueshme pas mesditës, ndërsa situata u përkeqësua edhe për shkak të reshjeve të shiut.Edhe pse policia rrugore u mobilizua për të shmangur trafikun në segmentet kryesore, sërish situata mbeti e njëjtë.Problematika më e madhe u shënua në unazë, ndërsa bulevardi Zogu i Parë dhe rruga e trenit u bllokuan thuajse totalisht./Oranews.tv/