I hiqet KEMP-i, e moshuara e paralizuar: Jetoj me 4 mijë lekë në muaj

Një 66 vjeçare e sëmurë prej vitesh, është hequr nga skema e ndihmës së aftësisë së kufizuar pasi figuron me vjetërsi punë, por jo aq sa për të përfituar pension. Gruaja apelon për ndihmë, pasi të vetmet të ardhura janë 4 mijë lekë në muaj nga pensioni social i bashkëshortit 72 vjeçar.Një 66-vjeçare gjysmë e paralizuar në Berat, prej disa muajsh i është hequr pagesa e aftësisë së kufizuar pasi ka vjetërsi pune, por të pamjaftueshme për të dalë në pension.Pashako Miraka me bashkëshortin Tahir Miraka jetojnë në lagjen “28 Nëntori" në qytetin e Beratit në një banesë me qera, pak metra larg qendrës. Të ardhura kanë 4 mijë lekë në muaj që 72 vjeçari ka përfituar nga pensioni social i fshatit, që nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçet e domosdoshme për bashkëshorten e sëmurë.Pashako Miraka: Tani jam kështu, me 4 mijë lekë të reja të Tahirit jam, nuk kam asgjë prej gjëje. Kush më ndihmon, ja vetëm kjo fqinja këtu.Këto ilaçet kam, asgjë tjetër, nuk arrij dot ti marr.Tahir Miraka: Vajta tek sigurimet shoqërore, nuk i takon sepse nuk ka mbushur vjetërsi pune. Për 13 vjet pune nuk i takon. Unë kërkoj ndihmë që ti jepet KEMP-i Pashakos.I kontaktuar, Shërbimi Social në Berat konfirmon se 66-vjeçarja Pashako Miraka rezultonte me vjetërsi pune, ndaj u hoq nga skema e KEMP-it.