Ora News zbardh korrespondencën, PD kërkon dialog politik, PS tyrezë ekspertësh

Reforma në Drejtësi vijon ta mbajë larg mazhorancën dhe opozitën për metodoligjinë që do të ndiqet për reflektimin  e rekomandimeve të Venecias. Pas dështimit në mbledhjen e parë të Komisionit  Parlamentar, Fatmir Xhafa, i ka dërguar  një letër nënkryetarit të Komisionit deputetit demokrat Eduard Halimi, në të cilën ofrohet një metodologji më rreth 7 hapa, që duhet të ndiqet.  Mazhoranca këmbëngul që puna për draftin përfundimtar të vijojë me ekspertë dhe pastaj sugjerohet që  ligjvenësit të zgjidhin çështjet për të cilat nuk bien dakord.Xhafa: Projekt-amendamentet  kushtetuese të rishikuara nga Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe ekspertët e grupeve të partive parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias do t'i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Për rastet kur nuk ka dakortësi midis ekspertëve, amendamenti do t'i paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të EURALIUS dhe OPDAT rreth tyre.Ora News siguroi korrspondencën me  dy bashkëdrejteusve të Komisionit Parlementar të Reformës në Drejtesi, Xhafës dhe Halimit. Deputeti demokrat, metodologjinë e propozuar nga Xhafa, e cilëson jo racionale, duke argumentaur se kjo menyre ishte ndjekur deri tani pa rezultat. Halimi propzon një metodologji me 3 hapa, e cila sipas tij do ta përmbyllte draftin e reformës në vetëm 6 ditë.Halimi: Propozimi ynë racional për metodologjinë është ky:HAPI I PARE: Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve.Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to. Afati brenda 2-3 ditëve.HAPI I DYTE: Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertësh me përbërje paritake, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI  se bashku me 2 ekspertët e OPDAT dhe  EURALIUS. Afati 24 orë (1 ditë).HAPI I TRETE: Grupi i mësipërm i ekspertëve të hartojë draftin final të ndryshimeve Kushtetuese  bazuar mbi çështjet politike të dakordësuara mbështetur në parimet dhe kriteret e Komisionit të Venezias me përcaktimin e bërë edhe në paragrafin 8 të draft raportit final aktual dhe ia kalon Komisionit të Posaçëm. Afati 2-3 ditë.Në letër, nenkryetari i komisionti për Reformën në Drejtësi Eduard Halimi thotë se  propozimi i kryetarit Fatmir Xhafa zvarrit procesin dhe pengon reformën.[caption id="attachment_695954" align="alignnone" width="640"]letra e xhafaj1 Ne foto: Letra e Fatmir Xhafaj drejtuar nënkryetarit të Komisionit deputetit demokrat Eduard Halimi[/caption][caption id="attachment_695955" align="alignnone" width="640"]letra e xhafaj2 Ne foto: Letra e Fatmir Xhafaj drejtuar nënkryetarit të Komisionit deputetit demokrat Eduard Halimi[/caption]/Oranews.tv/