Rritet papunësia, INSTAT: 17.7% në fund të 2015-ës, rritja tremujore 0.2%
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave raportojnë për një rritje të mëtejshme të papunësisë në vend. Në tremujorin e fundit të 2015-ës, papunësia arriti në 17.7% nga 17.5% që ishte në tremujorin e tretë. Rritja vijon për të dytin tremujor radhazi, duke qenë alarmante kryesisht te të rinjtë, ku papunësia ka arritur në 32.2%. Ndërkohë të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se Shqipëria po përballet me rritje të papunësisë që prej vitit 2011.Fundi i vitit 2015 është shoqëruar me shtim të papunësisë në vend. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se për të dytin tremujor radhazi papunësia është rritur, duke prekur nivelin e 17.7% nga 17.5% që ishte në tremujorin e tretë 2015. Rritja e papunësisë është e ndjeshme për femrat, ndërsa për meshkujt ka pësuar ulje. Ndërsa konsiderohet te të rinjtë, teksa ka prekur nivelin alarmant të 32.2% te të rinjtë.Shifrat e mësipërme, të publikuara në Anketën e Forcave të Punës, kanë dalë nga intervistimet dhe matjet në terren. Kjo do të thotë se nuk janë marrë për bazë të dhënat e Zyrave të Punësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku raportohet rritje nga përfshirja në skemë e atyre që punojnë në të zezë, në kuadër të nismës anti informalitet.Në 5 vitet e fundit, papunësia ka njohur rritje në Shqipëri. Sipas të dhënave të raportit të Komisionit Europian per ekonomitë e rajonit, në vitin 2011, niveli i papunësisë ishte 13. 4 për qind, ndërsa njohu rritje të vazhdueshme në vitet që pasuan, deri në 17.5% për vitin 2015 që janë të dhëna paraprake të cituara në raport, pasi ato të publikuara këtë të enjte nga INSTAT dëshmojnë se viti 2015 u mbyll me një nivel papunësie prej 17.7%.Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka të njëjtën shkallë papunesie si Serbia dhe Mali i Zi, teksa lë pas Kosovën dhe Maqedoninë./Oranews.tv/