Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutojnë për marrëveshjen e re me Turqinë, Austria kritike ndaj Ankarasë

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë në një takim në Bruksel projektmarrëveshjen e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.Në këmbim të marrjes së gjithë refugjatëve që mbërrijnë në brigjet greke, Bashkimi Evropian i ka ofruar Turqisë 6 miliardë euro ndihmë, liberalizim të vizave për qytetarët turq deri në qershor dhe hapjen e negociatave për pesë kapituj në procesin e integrimit të Turqisë deri në fund të këtij viti.Komisioneri evropian i emigracionit Dimitris Avramopoulos tha se kriza rrezikon të kthehet në një "katastrofë humanitare".Avramopoulos: Nëse vërtetë duam t’i japin fund krizës, të ndalojnë vdekjet dhe emigracionin e paligjshëm, ne duhet të hapim një dritare të re dhe të sigurt. Në rast të kundërt, ne do të jemi dëshmitarë të një situate të rëndë, ku emigrantët dhe trafikantët do të gjejnë rrugë të reja.Ministri holandez i Drejtësisë Klaas Dijkhoff, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE, tha se mekanizmi do të jetë i përkohshëm, duke nënvizuar nevojën e një marrëveshje përfundimtare.Kurse Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner tha se BE po rrezikon vlerat e tij, duke liberalizuar vizat për Turqinë.Leitner: Ne do të diskutojmë paketën në tërësi, por më lejoni të them se ajo që është e diskutueshme është fakti që Turqia mbyll forcërisht disa gazeta kritike të qeverisë dhe tre ditë më pas del përballë Bashkimit Evropian me një listë dëshirash që mbyllen me liberalizim vizash. Ne po rrezikojmë veten dhe vlerat tona dhe pikërisht për këtë duhet të diskutojmë.28 Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që të përfundojnë marrëveshjen me Turqinë para samitit të 17-18 marsit./Ora News/