Katër kompani të interesuara për INSIG, Oferta më e lartë 2. 2 miliardë lekë

Katër kompani shqiptare nga 7 të interesuara kanë dorëzuar ofertat finanaciare në Ministrinë e Financave për blerjen e aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Oferta më e lartë është bërë nga kompania Eurosig prej 2.2 miliard lekësh. Shitja e INSIG ka shkaktuar një sërë debatesh edhe në parlament. Ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë Rama se po e shet këtë kompani nën kosto ndersa kryeministri Rama fajësoi demorkatët se gjatë qeverisjes së tyre e kthyen kompaninë lider në rajon, në fantazëm.Tirane- Ministria e Financave ka hapur ofertat financiare të katër kompanive të cilat do të garojnë për blerjen e aksioneve të INSIG, të kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve. Nga shtatë kompani që kanë shprehur interesin në fillim vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar propozimet .Oferta më e lartë është bërë nga Eurosig prej 2.2 miliard lekësh ose 15.9 milionë euro nga 15 milion euro që është vlerësuar kompania.

  • Balfin shpk – vlera e ofertës 1,656,000,000 lekë
  • Kastrati dhe Albsig (joint venture) – vlera e ofertës, 1,525,473,000 lekë
  • Recovered Earth Technologies & Duraku shpk – vlera e ofertës 2,152,800,000 lekë
  • Eurosig – vlera e ofertës 2,222,122,000 lekë
 DebatiShitja e kompanisë INSIG ka rikthyer debatin politik mbi procesin e gjatë të privatizimit i cili ka dështuar disa herë me rradhë.Sali Berisha: “Sot po shitet INSIGU. Me sa po shitet. Me 15 mln euro. Shko e merrni vlerësimin e kompanisë ndërkombëtare, një nga më të fuqishme në Evropë, e cila e ka vlerësuar 38 milionë euro. Do e marrin klanet”.Edi Rama: “Dy fjalë për INSIG sepse jemi mes fakteve të vërterta dhe të fabrikuara. Nga një kompani lider u katandis në një fantazëm që ka thuajse më pak se 5 % të tregut sot.  INSIG e katandisën në një fantazëm me thuasje më pak se 5 % të tregut ata që sapo ikën. Politika e qeverisësë vjetër që nuk bëhet dot opozitë.  Në Kosovë ishte në prang të humbjes së licencës pasi krijoi një gropë që ministri i Financave ka negociuar intensivisht. Në një treg që e kthyen në xhungël dështuan tre herë ta privatizojnë. Një kompani ndërkombëtare , BDO ka bërë vlerësimin në harkun e 10- 15 milionë eurove. Sot ministria e Financave sapo ka lajmëruar që ofertat janë përtej parashikimeve më optimiste dhe shkojën deri në 2. 2 miliardë lekë, pra përtej vlerësimit maksimal. Ky është fakt.  Koncesionet e qeverisë së vjetër ishin para që iu merreshin qytetarëve për shërbime prej të cilave përfitonin privatët ndërkohë që partneritetet tona private janë para që investohen nga privatët për shërbime që përfitojnë qytetarët. Nga partneritetet tona qytetarët paguajnë zero lekë dhe përfitojnë shërbimin.Procesi i vleresimitPas shqyrtimit për rregullsinë e dokumentacionit të depozituar, Komisioni do të nisë procesin e vlerësimit të ofertave sipas kritereve të përcaktuara.Kriteret bazë të vlerësimit të ofertave janë: 80 pikë çmimi më i lartë i ofruar; 10 pikë plani i biznesit dhe cilësia teknike e propozimit; si dhe 10 pikë cilësia e Investitorit (merr pikët maksimale kandidati i cili ka eksperiencë në tregun e sigurimeve dhe shtrirje rajonale/ ndërkombëtare).Në përputhje me procedurën në fuqi, Komisioni bën vlerësimin e ofertave brenda një afati kohor prej dy javësh, duke listuar kompanitë ofertuese mbi bazën e pikëve të fituara, vlerësim që i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave. Pas miratimit nga ana e qeverisë, Ministria e Financave lidh kontratën e shitjes me kompaninë fituese.Tenderi deshtoi tre here Tenderi për shitjen e INSIG-uit ka dështuar disa herë që prej vitit 2007 që ka nisur procesi. Vlera e dhënë për këtë kompani ka qenë rreth 50 milionë dollarë e dhënë nga një qenë një firmë amerikane e cila më pas u tërhoq.Gjatë viteve të fundit, kompania ka humbur ndjeshëm pozitat e saj në tregun e sigurimeve me 15-20% në vit. Aktualisht, INSIG nuk gëzon më statusin e sektorit strategjik, që ju hoq me vendim të parlamentit në mes të vitit 2015./Oranews.tv/