Basha pas takimit me Veselin: Nuk do importojmë modelin e gazit lotësjellës
Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet gazit lotsjellës nga opozita është një model që Partia Demorkatike nuk do ta huazojë në Shqipëri. Deklarata është bërë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha i cili po zhvillon një vizitë një-ditore në Kosovë. Gjatë takimit me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Basha tha se opozita shqiptare në Parlament po bën përpjekje që t'i zgjidhë problemet brenda kornizave ligjore.Basha: “Qëllimi është të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet opozitës së Shqipërisë me pozitën në Kosovë. Shkëmbyem mendime mbi situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri.Shpreha bindjen se marrëdhëniet e partisë së tij dhe Partisë Demokratike në Shqipëri, do të shërbejnë për interesat e popullit tonë”.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se sjellja e opozitës në Shqipëeri duhet të shërbejë si një model për t'u ndjekur nga partitë opozitare të Kosovës. Veseli: “Kemi sfida si ato ekonomike dhe anëtarësimi në procese globale. Opozita e Kosovës duhet të marr shembull nga opozita në Shqipëri”.Çështjet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë këtu edhe punën në Kuvendet e të dyja vendeve kanë qenë temë diskutimi ndërmjet kryetarit të PD-së në Shqipëri Lulzim Basha dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.Jashtë diskutimeve nuk ka mbetur komuna e Prishtinës, ku Basha tha se interesi i tij për këtë qytet mbetet i njëjtë edhe pse më nuk është kryetar i Tiranës.Basha: "Qeveria punën e saj, opozita punën e saj. Përfaqësoj qëllimin e opozitës në Shqipëri do të ishte e tepërt të përfaqësoja qëndrimet e opozitës në Kosovë. Të gjithë kemi një interes integritetin e shtetit të Kosovës është interes madhor jo vetëm i Kosovës por edhe i Shqipërisë dhe PD-së”.Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti konfirmoi se me Bashën biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri por edhe për nivelet lokale.Më herët Basha zhvilloi takime me Presidenten në largim Atifete Jahjaga, Presidentin e sapozgjedhur Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.Ndërkohë gjatë pasdites ai do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve opozitare.


/Oranews.tv/