Paloka: Ktheni legjitimitetin Kuvendit; Ruçi: Po kërkoni sebep për axhendën politike
Pavarësisht përfshirjes së kërkesave të saj në procedurën parlamentare, opozita nuk u tërhoq nga kursi politik i marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin, këtë radhë jo duke bllokuar por duke u larguar nga salla. Demokratët braktisën punimet e Kuvendit dhe morën vendim për tu rikther vetëm në votimin e vendimit për të dërguar në gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetëve socialistë për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës. Debatet u përqëndruan mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Edi Rama, në të cilin ndërhyri edhe aleati më i ri i demokratëve Vangjel Dule, të cilin Rama e ftoi të anëtarësohet në PS.Edhe pse Konferenca e Kryetarëve futi në proçedurë parlamentare tri kërkesat e Partisë Demokratike, opozita braktisi sërish sallën e Kuvendit.Në emër të grupit Parlamentar Demorkati Edi Paloka, tha se normaliteti i Kuvendit do të rikthehet vetëm kur mazhoranca ti pranojë dhe miratojë ato.Demokratët i kërkojnë shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprerjen e mandatit të zyrtarit nëqoftëse ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin në ligjin për Komisionet Hetimore që synon pamundësimin e bllokimit të tyre, dhe dërgimin në gjykatën Kushtetuese të 3 deputetëve, të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës.Në Kuvend më i ashpër, ishte ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion, duke e kthyer edhe Partinë Socialiste në fatkeqësi kombëtare.Pas fjalës së ish-Kryeministrit Berisha, opozita bojkotoi punimet e Kuvendit për tu rikthyer vetëm në momentin e votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetëve socialist, për të cilët opozita thotë se kanë shkelur Kushtetutën.Ky qëndrim i demokratëve u cilësua nga kryeministri Edi Rama, shprehje e dëshpërimit, pasi siç tha ai në të majtën nuk ka asnjë person me të shkuar kriminale.Në mungesë të Partisë Demorkatike në Kuvend, peshën e opozitës e mbajti Vangjel Dule, ish -aleati i Kryeministrit dhe aleati më i ri i PD-së në opozitë.Pjese nga debatiKuvendi përshin në kalendar kërkesat e PDKuvendi përfshiu në kalendarin e punimeve kërkesat e PD-së. Një fakt të tillë e bëri me dije kreu i kuvendit Meta në nisje të seancës.Meta: “U mblodh Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, lidhur me përfshirjen në kalendarin e punimeve të dy projekligjeve: Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të Kuvendit. Me konsensus u ra dakord përfshirja e tyre në kalendarin aktual të punimeve siç kërkoi zoti. Paloka”.Paloka: Opozita jashtë Kuvendit deri në kthimin e legjitimitetitE megjithatë opozita la sërish sallën e Kuvendit, duke kërkuar reflektim nga ana e shumicës për atë që ata e quajnë dekusarizim të Kuvendit.Paloka: Sot siç njoftoi kryetari kërkesa jonë për futjen e dy amendamenteve sipas rregullores hyri në kalendar dhe për këtë arsye ne nuk do të bllokojmë parlamentin. Do marrim pjesë në votimin e akteve tona por nuk do të jemi sot në sallë derisa kjo mazhorancë të reflektojë për gjithçka thashë më lart dhe ti kthejë legjitimin kësaj salle dhe këtij parlamenti.Ruçi-opozitës: Po kërkoni sebeb, por nuk ua dhamë shansinGramoz Ruçi: Uluni, uluni (u thotë deputetëve të opozitës). Sali ti e di që ma nuk më shpëton as nga goja as nga dora. Me kërkesë të opozitës u thirr Konferenca e Kryetarëve.Opozita kërkoi ato që parashtroi një javë më parë dhe që vuri kushte për marrëdhënie me parlamentin. Një nismë e saj për të ndryshuar atë që miratuam para dy javësh apo atë që plotësuam me aktet normative para një jave ta ndryshojë pas tre javësh. E dyta kërkoi ndryshim në ligjin për komisionet hetimore. E tReta kërkoi që votohet apo nuk votohet sipas Gjykatës Kushtetuese kërkesa e saj për ta sjellë çështjen për shqyrtim në themel deputetit Kokëdhima. Të tre kërkesat s’kishte nevojë të mblidhej Konferenca e Kryetarëve, kalendari i parlamentit mbaron pas një jave, të enjten që vjen. Kërkonin me instistim sebep që ne mos ta futim në këtë kalendar që të përligjin atë qëndrim që kanë. Nuk ua dhamë këtë shans, jo vetëm që nuk përbën shkak por është një sebep.Çështja e shqyrtuar e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, kryetari sipas rregullores e ka futur në rendin e ditës. Dhe këto që quhen shkaqe nga ju dhe sebepe nga ne, të dyja janë plotësuar. Nuk kuptoj as sebepin as shkakun.Paloka- Majkos: Mos u shqetëso nga formulari i dekriminalizimit, por KryetariPara lënies së sallës nga opozita, njëri pas tjetrit foltores iu drejtuan krerët e grupeve parlamentare të PD dhe PS.Fillimisht deputeti Edi Paloka shpjegoi arsyet që e çuan PD të nisë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.Ndërkohë kritika adresoi edhe në drejtim të deputetit Majko, i cili në bindjen e Palokës më shumë se formulari i vetëdeklarimit, duhet ta shqetësojë marrëdhënia e kryetarit të tij me të inkriminuarit.Paloka për Dekriminalizimin: Prej mëse dy javësh PD dhe grpi parlamentar i PD ka nisur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, jo se kështu na u tek papritur, por se në kohën që prisnim miratimin e akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit Kryeministri i vendit filloi paradën e të inkriminuarve nëpër ekrane dhe ca më keq njërin prej tyre, deputetin që qëlloi me armë në dyer të komisariatit na e riktheu në parlament. Në të njëjtën kohë nën urdhrin e Ramës kartonat e kësaj mazhorance u ngritën duke marrë një vendim kundër Kushtetutës për të mbrojtur Koçon që rrëmben në mes të ditës paratë e shqiptarëve, megjithëse ligji dhe Kushtetuta e ndalon. Pas Koços vazhduan dhe të tjerët, megjithëse tani ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë qartazi se veprimi i kryer nga parlamenti është abuzim me pushtetin sepse vetëm Kushtetuesja ka detyrimin dhe të drejtën të gjykojë rastet e konfliktit të interesit. Së treti bllokimi i Komisioneve hetimore, një tjetër e drejtë kushtetuese e opozitës e cila në kushtet kur drejtësia është vënë pothuajse krejtësisht nën presionin e Ramës mbetet e vetmja e cila mund të denoncojë dhe demaskojë aktet kriminale dhe korruptive të kësaj qeverie. Taktika e re e bllokimit nuk është më pengimi i krijimit të këtyre komisioneve, por bllokimi përmes kuorumit. Praktikisht kemi përmbysjen totale të marrëveshjes së dhjetorit 2014, e rezalizuar pas një bojkoti të gjatë opozitës.Amendamentet tona nuk kanë asnjë synim tjetër veçse rikthimin e legjitimitetit në parlament. Parlamenti, mazhoranca duhet të tregojë qartazi se ka vullnetin të zbatojë ligjet që miratoi vet, por dhe parimet mbi të cilat vepron ky parlament.Dekriminalizim pa vullnet politik nuk ka dhe Rama e ka treguar qartazi që nuk e ka.Paloka për Majkon: Në seancën e fundit ndoqa Pandi Majkon që në pozicionin e deputetit e të ndershëm u shfaq i revoltuar dhe i fyer nga ligji për dekriminalizimin. Mos të mendoj kush se ne ndihemi mirë që u detyruam të miratojmë dhe iniciojmë një ligj të tillë.As unë nuk ndihem i lumtur të plotësoj atë formular por Majko s’duuhet të ndihej i revoltuar me ligjin për dekriminalizimin por kryetarin e tij që na çoi tek ai ligj. I ndershmi Majko apo kushdo tjetër duhet të revoltohej kur kryetari e mbushi administratën me të inkriminuar dhe i solli dhe në Parlament. Majko dhe kushdo tjetër duhet të revoltohet me Ramën që vazhdon ti mbështesë dhe përdorë për qëllimet e tij të inkriminuarit jo vetëm në Parlament por tashmë dhe brenda partisë suaj. Një deputet që e konsideron veten parimor dhe të ndershëm duhet të revoltohet dhe reagojë ndaj këtij fakti se është fakt dhe opinion. Mos bëj si Blushi Pandi se ai i merr porositë nga SHQUPI por reago si deputet i ndershëm kur kryetari yt rikthen në parlament atë që ka gjakosur qytetarët, reago kur kryetari yt del publikisht në krah të inkriminuarve në Kavajë, Krujë dhe parlament dhe pastaj bërtet: Ku janë kriminelët? Ligji i dekriminalizimit synon të ndajë të pastrën nga e pista.Synon të pastrojë atë që kryetari yt i bëri këtij parlamenti prandaj i ndershmi nuk duhet të ndihet në siklet dhe në rastin kur për të partia vlen më mirë se Shqipëria.Paloka për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore: Kam ftuar si shumë nga ju ndaj përceptimit popullor se deputetët nuk janë hajdutë. Deputeti mundet të meritojë apo jo rrogën ose mandatin e tij. Ja që erdhi Rama dhe për këtë, në epokën Rama deputetët edhe firmosin vetë apo nëpërmjet fëmijëve dhe të afërmëve të tyre për të marrë fonde publike.Kur opozita kërkon të bëhet të drejtësi në gjykatë, ju përdorni kartonat.Doli njëri nga karvani para ca ditësh dhe u përpoq të akuzojë opozitën se vika kushte pasi nuk do reformën në drejtësi dhe kjo akuzë ju ra si gjethe fiku e tharë dhe ju nxori zbuluar.Ne do të marrim pjesë dhe do japim kontributin tonë për të çuar deri në fund dhe reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, se këtë e kërkojnë shumica e shqiptarëve. I vetmi që nuk do reformën në drejtësi është Rama.Jo vetëm se nuk i dihet por ka frikë nga një drejtësi që nuk i merr urdhërat prej tij.Prandaj nuk pranon dialog siç kërkon Venecia, prandaj e bllokon.Megjithëse jemi opozitë do të çojmë deri në fund, do këmbëngulim që reformat të shkojnë deri në fund.Do bëjmë të pamundërën dhe për dekriminalizimin dhe për dekusarizimin.Ju keni numrat por nuk keni parlament, se parlamenti nuk është vetëm një tufë kartonash që ngrihen dhe ulen me urdhër të Ramës.Parlamenti janë shqiptarët, ne do bëjmë atë që kërkojnë ata.Ruçi opozitës: Po kërkoni sebep, s’jemi për të zbatuar axhendën tuaj politikeNdryshe nga Paloka, kreu kuvendor i socialistëve Gramoz Ruçi akuzoi opozitën se po kërkon sebep, pasi sipas tij asnjë nga ato propozime nuk qëndrojnë.Në këtë kontekst ai u bëri të qartë kolegëve se shumica nuk është në Kuvend për ti diktuar opozitës axhendën politike por as për të zbatuar axhendën e tyre.Gramoz Ruçi: Ju mbajtët parlamentin javën e kaluar 48 orë të bllokuar. Dhe negociatori që foli këtu në emër tuaj të cilin unë e respektoj për bagazhin e tij si ekspert, por unë do e kisha për turp që partia ime të më caktonte negociator, unë të arrija në negociata gjashtë herë marrëveshje dhe gjashtë herë marrëveshjet që unë të arrija me ju, ju jë mi grisnit apo hidhnit në fytyrë. Këtë e bëtë ju, gjashtë herë dhe megjithatë ne treguam të duruar deri në momentin e fundit dhe pse u miratua kjo ju prapë u larguat dhe përsëri ishte sebepi jo shkaku.Kështu mund të vazhdoj me kërkesën që futëm sot në rendin e ditës me të ashtëquajturin dekriminalizim, të cilat në atë që keni shkruar e keni futur në formularin që dakortësuam dhe votuam me 114 vota javën e kaluar. Përsëri kërkoni sebep. Të njëjtën gjë do të thoja për atë që ngriti kryetari i grupit tuaj për moszbatimin e Kushtetutës. Jo i dashur. Në konferencën e Kryetarëve kryetari të dha përgjigjen dhe të tha: Që është futur në rendin e ditës për tu votuar dhe nuk ka asnjë të marrë në krahun e mazhorancës që të vërë në diskutim Kushtetutën dhe po kaq pak vendimet e Gjykatës Kushtetuese. E treta, bllokimi i Komisionit Hetimor, kjo çështje ka një histori të gjatë, këtu janë zhvilluar seanca pas sencash dhe lideri juaj në atë kohë kërkonte fakte dhe grupfakte.Su ngrit asnjëherë.Ne u kemi thënë sa herë të kërkoni Komisione hetimore aq herë do ti ngremë.Për dy çështjet Komisionet i keni ngritur tre herë dhe të tre herët kanë dështuar me sukses, jo nga bllokimi i mazhorancës, por mungesa e vullnetit politik dhe profesional tuaj. Ju kërkoni ta mbani si gozhdën e Nastradinit në mur këtë çështje.Kanë munguar deputetët e minorancës jo të mazhorancës. Duhet të ulen kryetarët e grupit parlamentar dhe të diskutojnë se pse dështojnë.Ju kërkoni të ndryshojë ligji dhe të bëni atë që nuk bëhet askund në botë, që Komisionet apo parlamentet të funksionojnë me minorancë.Lidhur me marrëveshjen ne jemi treguar shumë luajalë që në fillim, shumë seriozë, nuk është shkak por pësëri sebep. Ne nuk jemi këtu as tu bëjmë axhendën politike dhe as të zbatojmë axhendën tuaj politike. Nuk jemi këtu të përcaktojmë cila është kauza juaj politike.Edi Rama: Ata ikin sepse në këtë parlament dhe në anën e majtë të këtij parlamenti nuk ka asnjë person me rekorde kriminale. Ata ikin sepse ligji më ekstrem, unikal në planet i kaluar edhe me bekimin tonë për të ashtuquajturin dekriminalizim të parlamentit dhe të politikës, nuk arrin dot të zbulojë asgjë.Edhe gjithë ajo seancë absurde, 48 orë marrëzi, negociata të mbyllura 6 herë dhe të rihapura 6 herë për ta çuar në ekstrem një formular qesharak, ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin vetëm pjellë e fantazisë së një propagande të shthurur që prodhon çdo ditë fakte të rreme. E ashtu siç nuk ka në këtë parlament persona të inkriminuar, nuk ka as ndër të zgjedhurit e popullit në qeverisjen vendore, persona të inkriminuar, ligjërisht. Ndërsa, persona të inkriminuar politikisht ne jemi të gjithë këtu. Unë i pari dhe kryetari i kuvendit i dyti, e të gjithë me radhë, kemi kryer të gjitha krimet që fantazia, por jo vetëm fantazia, por dhe eksperienca e Saliut mund të përmbledhë në sulmet me libër shtëpie të kundërshtarit.Ne nuk duhet të humbasim kohë me Saliun, nuk duhet të humbasim kohë, duke zhvilluar betejën e fakteve te ndryshme. Është një betejë parazitësh dhe është një betejë që buron nga e shkuara, nga pamundësia për të ballafaquar qeverinë dhe shumicën tonë me vizion tjetër, me program tjetër, me ide të tjera. Është një betejë për të kriminalizuar shumicën tonë qeverisëse, për të kriminalizuar qeverinë, për të kriminalizuar çdo projekt. Ja ku janë këtu, të gjithë deputetët që marrin pjesë nëpër komisione dhe të më thonë një projektligj, - përveç konventave ndërkombëtare, - ku nuk ka pasur baltosje, ku nuk ka pasur përpjekje për ta kriminalizuar idenë në bazën e projektit, ku nuk ka patur akuza për të linçuar hartuesit e projektit. Pa folur për akte, apo për punë konkrete që kthehen në shënjestër e një gjyqi politik, të organizuar rregullisht përditë nga këta që sot ikën se nuk kanë çfarë bëjnë këtu. E harxhuan kohën e këtij kuvendi me fjalët “kriminelët, kriminelet, ligji, ligji!” Tani që është ligji, ikin. Pse ikin? Se s’ka kriminelë këtu. Na nxorën tani dekusarizimin. Nga dekriminalizimi del dekusarizimi. Nga dekusarizimi, kur të mos ketë as kusarë këtu, kushedi ku do dalin. Të shtëna në party, vrasin 5 persona dhe plagosin tre të tjerëKoka: 5 persona kanë humbur jetën në pensilvani të shteteve të bashkuara të amerikës si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri nga dy persona. Gjithcka ka ndodhur në oborrin e një shtëpie, ku familja kishte organizuar një festë, teksa katër prej viktimave ishin gra. Kontolli i armëve është një nga ceshtjet më të nxehta në shtetet e bashkuara të amerikës.Dy persona të armatosur kanë vrarë 5 persona dhe kanë plagosur disa të tjerë në pitsburg të pensilvanisë në shtetet e bashkuara të amerikës. Gjithcka ka ndodhur teksa familja kishte organizuar një festë , ose barbekju party sic njihet në shba, në oborrin e shtëpisë kur personat e armatosur janë afruar dhe kanë hapur zjarr.Katër gra dhe një burrë humbën jetën si rezultat i të shtënave dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në një lagje rezidenciale në Ëilkinsburg, 13 km në lindje të qytetit. Autorët janë në kërkim teksa nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.Sulmi në ëilkinsburg, një qytet i vogël me rreth 16 mijë banorë, është i fundit në një seri të shtënash masive teksa kontrolli i armëve ka dominuar debatet mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA.Në fund të muajit shkurt të këtij viti , një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi 14 të tjerë nështetin e Kansas, disa ditë pasi gjashtë të tjerë u vranë nga një person i armatosur në Michigan.