Divjakë, Braçe premton pensione të posaçme për kryefamiljaret

Eleonor Rusvelt thotë se gruaja është si një bustinë çaji, asnjëherë nuk e di sa e fortë është nëse nuk e provon në ujë të nxehtë. Kjo vlen për të gjitha gratë që në 8 mars ndryshe nga ditët e tjera të vitit kanë mundësi të ngrenë zërin për më shumë të drejta dhe më shumë mirënjohje.Në Divjakë Erion Braçe përveçse deputet aktiv u kujdes që në ditën ndërkombëtare të gruas të tregojë përkujdes të shtuar për një kategori të brishtë të grave të zonës.Gratë e vetme si kryefamiljare dhe fëmijët e tyre jetime u mblodhën në një festë që do të kishin dëshirë të ndodhte më shpeshFëmijët, që kanë patur fatkeqësinë të mos kenë figurën atërore në jetën e tyre nuk e fshehin gëzimin për dhuratat e marra.Por dhurata e vërtetë ishte lajmi që deputeti Braçe u përcolli grave, për pensionet e posaçme, shëndtësi dhe arsim falas brenda pak muajveBraçe: Në Divjakë po punojmë shumë fort edhe për këtë kategori, duke filluar nga shërbimet shëndetësore tek shërbimet arsimore që ne për këto familje i ofrojmë falas, me kontributet edhe të qeverisë qëndrore, por edhe me kontribut të bashkisë. Po mundohemi të angazhojmë jashtë mase fonde të tjerë dhe tani edhe me ketë ndihmën tjetër për t’i lidhur një pension modest të gjitha këtyre familjeve në nevojë, në aspektin e grave kryefamiljare dhe fëmijëve të tyre jetim. Kështu që brenda 2-3 muajve do ta realizojmë.Politikania, aktivistja dhe ish gruaja e parë në SHBA Rusvelt besonte gjithashtu se e ardhmja u takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave. Dhe gratë e Divjakës morën një premtim që do t'ua ndihmonte sfidat e së ardhmes. U mbetet ta besojnë dhe të presin përmbushjen e tij.