"Të gatuash është Art", Sheraton sjell për publikun shqiptar kryeshefin grek Evangelou

Sheraton Tirana risjell për publikun Shqiptar, eksperiencen “Të gatuash është Art”.  I ftuar special është kryeshefi i kuzhinës së kompleksit King George & Hotel Grand Bretagne në Greqi i cili do të prezantojë gatimin tradicional grek me ndërthurjen e teknikave të reja të kuzhineës ndërkombëtare.Sheraton Tirana risjell për publikun Shqiptar, eksperiencën "Të gatuash është Art", për të dytin vit radhazi pas eksperiencës së mrekullueshme me shqiptaren e talentuar dhe të mirënjohur në fushën e gastronomisë  Entiana Osmanzeza.Në praninë e grave të Ambasadoreve dhe me pjesëmarrjen e Ambasades Greke, u zhvilluan klasat e gatimit, ku Shef Evangelou ndau eksluzivisht të fshehtat e dy prej recetave të tij të gatimit, art i mbështetur në gatimin tradicional grek me ndërthurjen e teknikave të reja të kuzhinës ndërkombëtare duke hapur kështu një dritare drejt Greqisë.Eksperienca “Të gatuash është art” vazhdon në Sheraton Tirana për dy mbrëmje ekskluzive të kulinarisë në datat 9 dhe 10 mars,për të gjithë ata që duan të shijojnë kuzhinën e klasit botëror me një menu prej 5 raundesh dhe vetëm për 2500 lekë/person.Sotiris Evangelou: “Është hera e parë që vij në Sheraton Tirana për të sjellë eksperiencën time ndërkombëtare të kuzhinës greke në ndërthyurje të disa përbërse që i japin gatimit shije të veçantë.Mendoj se shqiptarët do i pëlqejnë shumë këto receta sepse si vende fqinje kemi shumë të përbashkëta, përfshirë këtu edhe kuzhinën”.Shefi grek Sotiris Evangelou është fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare, njëkohësisht drejtues i dy resorteve prestigjoze në Athinë,King George Hotel dhe Grande Bretagne, zinxhir i markës mbarëboterore të hotelerisë Starwood./Oranews.tv/