Sandro Gozi për emigrantët: Telat me gjemba apo muret e larta nuk janë zgjidhje

Kriza e emigrantëve dhe rruga integruese e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ishin në qendër të takimeve që zhvilloi në Tiranë, Nën-Sekretari i Shtetit pranë Qeverisë italiane për Çështjet Evropiane, Sandro Gozi. Gjatë një bashkëbisedimi me shefin e diplomacisë shqiptare, zyrtari Italian tha se nuk u duhen mbyllur kufijtë refugjatëve. Ndërsa me Kryetarin e Kuvendit dhe Ministren e Integrimit biseda u përqëndua tek ecuria e reformave integruese. Nën-Sekretari i Shtetit pranë Qeverisë italiane për Çështjet Evropiane, Sandro Gozi, deklaroi në Tiranë se refugjatëve nuk duhet tu mbyllen kufijtë, por Europës i duhen politika të reja për të përballuar krizën.Gozi: Sfida e refugjatëve duhet zgjidhur me një përgjigje që nuk duhet të jenë telat me gjemba apo muret e larta, pasi një politike e tillë është mohim i identitetit europian. Ndaj duhen politika të reja për përballimin e krizës.Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati, në krah të zyrtarit italian tha se problemet e vendeve të Bashkimit Europian kanë nxjerrë në plan të dytë zgjerimin, proçes për të cilin shefi i diplomacisë shqiptare, theksoi nevojën për një qasje të re ndaj vendeve të Ballkanit.Bushati: Kemi një qasje më të esellët sa i përket proçesit të zgjerimit që tek vendet tona përkthehet si një proces fiziologjik për shtetndërtim demoktratik dhe përmirësim të parametrave ekonomik. Ndoshta ka nevojë për një moment më të madh reflektimi dhe frymëmarrje për të kuptuar rëndësinë edhe gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor.Zyrtari i lartë Italian pati një takim të veçantë edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi për ecurinë e prioriteve të integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.Gozi u prit në takim dhe nga Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila theksoi nevojën e konsensusit për reformën në drejtësi, me miratimin e të cilës Shqipëria pret një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE