Itali, anija përplaset me kullën e kontrollit në portin e Genovas
Një incident i rëndë ka ndodhur në portin e Genovas, në Itali, ku anija tregtare, Jolly Nero e shoqërisë “Messina”, është përplasur në molin Giano, duke rrëzuar në det kullën e kontrollit.Personat që gjendeshin në brendësi të strukturës, në atë moment, që mund të kenë qenë rreth 23 vetë, kanë përfunduar në det. 3 persona janë konfirmuar të vdekur, trupat e të cilëve janë gjetur nga zjarrëfikësit. 6 persona janë shpëtuar, të cilët janë plagosur dhe janë transportuar për në spital. Ndërsa 7 të tjerë janë të zhdukur.Dhjetra ekipe shpëtimi dhe zhytësish janë duke kërkuar në ujërat e asaj zone, për të rikuperuar trupat e 7 personave të tjerë.Bilanci është bërë edhe më i vështirë nga fakti që, pikërisht në atë moment, ishte edhe momenti i ndryshimit të turneve të personelit të kapitenerisë së portit.Incidenti, i cili ndodhi brenda portit, në momentin e daljes së anijes, mund të jetë shkaktuar nga një avari e papritur e dy motorrëve të anijes.Anija tregtare ishte duke udhëtuar me shpejtësi 4 nyje, me një pilot portual dhe duke u rimorkuar nga një tjetër mjet. Kushte këto, pothuajse të pamundura për një gabim njerëzor.