Gjykata e Apelit ka lënë të lirë biznesmenin Sait Fishta
Gjykata e apelit në Shkoder ka rrëzuar akuzat ndaj biznesmenit të njohur Sait Fishta, duke e liruar nga akuzat e prokurorisë. Pasi ka shqyrtuar rastin në detaje, trupa gjykuese e "Apelit" e cilësoi të paligjshëm ndalimin e biznesmenit Fishta, e për rrjedhojë vendosi heqjen e garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh.Po ashtu Apeli ka hequr edhe sekuestron e vendosur për 9 pallate në plazhin e Velipojës. Këtë vendim të Gjykatës së Apelit, avokati mbrojtës e cilësoi si triumf të drejtësisë.Përparim Sanxhaku: “Është vendim korrekt dhe në përputhje me ligjin. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ishte i bazuar në ligj edhe në prova.Kur është sipërfaqja nën 0.5 hektarë leja të jep KRRTRSH e pushtetit vendor, mbi 5 hektarë jep KRRTRSH”Fishta u akuzua për ndërtim pa leje nga prokuroria, por gjykata e apelit vlerësoi se nuk kishte asnjë parregullsi në dokumentat e paraqitura nga biznesmeni dhe rrëzoi cdo akuzë ndaj tij.[caption id="attachment_693718" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Sait Fishta[/caption]