Sulm në Pakistan, 10 viktima, 30 të plagosur

10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi kamikaz në afërsi të një gjykate në Pakistan. Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, teksa militantët pakistanezë thanë se akti barabar ishte hakmarrje ndaj vrasjes së një kolegu të tyre në vitin 2011. Të paktën 10 perona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë u plagosën në veriperëndim të Pakistanit si pasojë e një sulmi kamikaz. Sipas policisë, në mesin e viktimave ndodhen katër gra dhe dy fëmijë.Ngjarja ndodhi në afërsi të një gjykate në Shabqadar, rreth 150 kilometër larg kryeqytetit Islamabad. Kamikazi ka tentuar të hyjë në brendësi të kompleksit, por në momentin që policia ka tentuar ta ndalojë, ai ka hedhur vetën në erë.Militantët pakistanezë thanë se sulmi në gjykatë ishte hakmarrje për varjen e një njeriu të dënuar për vrasjen e një politikani të shquar liberal në 2011, i cili kishte bërë thirrje për reformimin e ligjeve që dënojnë blasfeminë.Sulmi shkaktoi shumë dëme në ndërtesat aty afër, por edhe disa makina të parkuara në afërsi të gjykatës u dogjën. Policia por edhe forca të ushtrisë rrethuan zonën teksa hetuesit kanë marrë në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes.Ligjet janë në qendër të një përplasje ideologjike ndërmjet reformatorëve dhe konservatorëve fetarë në Pakistan. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ligjet mund të keqpërdoret nga njerëzit gjë e cila ka shkaktuar konflikte tek pakicat fetare të Pakistanit./Ora News/