Zv.Ministri i Brendshëm: Vendim politik nëse Shqipëria do të jetë vend tranzit
Në kufirin shqiptar nuk ka fluks të refugjatëve që vijnë nga lindja me qëllim për të hyrë në territorin shqiptar, ndërkohë që edhe Shqiperia nuk ka marrë një vendim nëse do të jetë ose jo vend transit për emigrantët pasi kjo varet edhe nga bashkëpunimi me BE.Zv.ministri i Brendshëm Ilir Marko gjatë raportimit në komisionin e Jashtëm ka deklaruar se në Shqipëri numërohen të kenë hyrë 50-60 emigrantë të cilët janë kthyer përsëri mbrapsht.Ilir Marko: Pra nuk janë flukse si ajo që po shofim në rajon, në Greqi apo Maqedoni dhe kufijtë tanë janë në rregull. Brenda dy muajsh janë diku te 50-60 që mund të kenë ardhur, të cilat janë rikthyer për mospasje dokumentacioni. Disa nga Mali disa nga Pakistani të cilat nuk kanë lidhje fare me zonat e konfliktit. Përsa i përket vendimit të refugjatëve çka thotë Corriere Della Sera, besoj se është një vendim politik që qeveria duhet ta shofi.Komisioni I Jashtëm ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit që synon forcim të përpjekjeve për të parandaluar dhe shkatërruar terrorizmin në të gjitha format e tij./Oranews.tv/