Pranga shqiptarit me 120 kg drogë, në shkurt iu arrestua i biri
Pak ditë më parë iu arrestua i biri për lëndë narkotike, por me sa duket nuk ruhej nga policie. Jo më kot, mediat italiane e nis artikullin me proverbin “si i ati ashtu edhe i biri”.Një 52 vjeçar shqiptar përfundoi në pranga pasi u kapën një sasi prej 120 kg drogë e llojit marijuanë.Lënda narkotike ishte fshehur në një furgon që drejtohej nga shqiptari Agim Meçaj. Vlera e lëndës narkotike ishte 220 mijë euro nëse do të shpërndahej në tregun vendas.Mediat italiane shkruajnë se më 23 shkurt, është arrestuar edhe Skerdian Meçaj, i biri i 52-vjeçarit, i akuzuar po për trafik të lëndëve narkotike.Shqiptarët ishin rezident në Salento. Pavarësisht se policia zhvilloi kontrolle në banesën e tyre më 23 shkurt, nuk gjeti lëndë narkotike dhe i pranishëm ishte edhe babai i të arrestuarit.Policia ndaloi shoferin në aksin rrugor Dalmazio-Birago, teksa droga ishte fshehur brenda disa batanijeve. Droga ishte e ndarë në 5 paketa të mëdha dhe paketa të tjera të vogla, të mbështjella me letër celofani./Ora News/