Aksidentohet ish-shefi i qarkullimit Berat, i pret rrugën një furgon

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Lushnje, në vendin e quajtur Moravë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave drejtohej nga ish/shefi i qarkullimit Berat,54-vjeçari Vladimir Zoga.Burimet e para policore në vendngjarje bëjnë me dije se furgoni i mallrave,me targa AA  638 FI,duke u kthyer për të hyrë në fshatin Moravë, i ka prerë rrugën automjetit,tip Mercedes Benz,me targa BR0515 B,në të cilin udhëtonte Zoga.Mjetet janë rrotulluar disa herë në rrugë dhe furgoni nga përplasja ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur lehtë në kokë ish/efektivi i policisë VladimirZoga,i cili pasi është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ka marrëndihmën mjekësore,është jashtë rrezikut për jetën,ndërkohë që drejtuesi ifurgonit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.Grupi hetimor i efektivëve të qarkullimit rrugor,pas kqyrjes së vendit të ngjarjes,konfirmon se shkak për këtë aksident ështëbërë drejtuesi i furgonit që i ka prerë rrugën mjetit tjetër,që edhe ky,sipas policisë,ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Beratit.[caption id="attachment_693651" align="alignnone" width="1013"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Berat Ne foto: Makina e aksidentuar ne Berat[/caption]