ISHTI bashkëpunim me njësitë vendore për kontrollin e dyqaneve të bombolave të gazit
Pas disa ngjarjeve të rënda të shpërthimit të bombolave të gazit që shkaktuan edhe viktima Inspektoriati Shtetëror Teknik ka intensifikuar kontrollet e tregtimit të gazit.Me anë të një letre ky institucion i është drejtuar kryetarëve të Bashkive dhe Prefektëve duke u kërkuar ngritjen e grupeve të përbashëkta për kontrollin dhe monitorimin e tregut të bombolave me gaz të lëngshëmInspektoratit Shtetëror, Teknik dhe Industrial i është drejtuar e një letër zyrtare kryetarëve të Bashkive dhe Prefektëve në të cilën kërkon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për monitorimin e tregut të gazit në vend.Kjo kërkesë ka ardhur pas një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në vend si pasojë e shpërthimit të bombolave. Inspektorati Shtetëror synon që të trajtoj problematikën që ekziston me dyqanet e shtrira në lagje e blloqe banimi ku gjenden shpesh pika që magazinojnë dhe tregtojnë bombola me GLN për konsumatorë familjarë.Këto dyqane në shumë raste nuk kanë dokumentacion ligjor për të kryer këtë shërbim.Në letër kërkohet që kontrollet të shtrihen në evidentimin, parandalimin dhe sanksionimin e kësaj veprimtarie në dyqanet që tregtojnë bombolat me.ISHTI sqaron se për tregtimin e bombolave duhet të ketë dokumentacion të veçantë ligjor të lëshuar nga Bashkia për këto subjekte dyqane brenda lagjeve të banimit.Në funksion të kësaj prefekturat kanë nisur ngritjen e njësive të përbashkëta Task Force që do të veprojnë në terren sipas territoreve respektive të bashkive./Ora News/