Bashkitë që kanë marrë më shumë dhe më pak fonde nga buxheti i shtetit

Si janë ndarë fondet për njësitë vendore? Për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, fondet për sistemin e ujitjes dhe kullimit të ujërave janë ndarë në mënyrë të padrejtë nga qeveria qendrore.Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ku flet për diskriminim në shpërndarjen e fondeve.Sipas VKM nr 90 datë datë 04 Shkurt 2016  për shpërndarjen e fondit të investimit për ujitje e kullim  Bashkia e Shkodrës ka marrë vetëm 2%, ndërsa ai Fierit ka marrë pjesë më të madhe.Nga fondet e këtij viti, më shumë ka përfituar Bashkia e Fierit, e cila sigurisht është e prekur nga përmbytjet po aq sa edhe Shkodra.Kështu, Bashkia Shkodër 2%Bashkia Fier 26%,Bashkia Korçë 12%Bashkia Vlorë 11%. /Ora News/fondetZonja Ademi pretendon se edhe gjatë vitit 2014 dhe 2015, fondet janë ndarë në mënyrë të padrejtë për sa i përket fondit të investimeve për Zhvillimin e Rajoneve. Bashkia e Vlorës është qarku me më shumë fonde nga të akorduara nga qeveria.Bashkia Shkodër 1%Bashkia Fier 11%Bashkia Durrës 10%Bashkia Vlorë 18%Bashkia Korçë 9%Në Shqipëri, historikisht është akuzuar për ndarje të fondeve sipas përkatësive politike të qarqeve.fondet2