Ministri Beqaj e pranon: Problemi më i madh i konstatuar, ilaçet e falsifikuara

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka pranuar se në Shqipëri ka raste të falsifikimit të produkteve mjekësore. Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në konventen e Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme që paraqesin kërcënim për shëndetin publik, Kreu i Shëndetësisë deklaroi se problemet më të mëdha të konstatuara në vend, lidhen me falsifikimin e ambalazheve.Në Shqipëri ka falsikim të produkteve mjekësore. Ministri Beqaj gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm raportoi se ka raste të abuzimeve me barnat apo me pajisjet mjekësore.Kreu i Shëndetësisë u shpreh se problemet më të shpeshta janë konstatuar në ambalazh ndaj këtyre produkteve të cilat janë ndryshuar.Ndërkohë që bëri me dije se po punohet me Ministrinë e Brendshme për të zbardhur të gjitha rastet.Ilir Beqaj: “Kur përkufizojmë barin, ai lidhet dhe me ambalazhimin e tij. Nuk është e thënë që patjetër duhet të jetë lënda kimike e falsifikuar por kur përkufizohet i falsifikuar edhe ndryshimi që mund t’i bëhen për qëllime jo të rrezikshme për jetën por për arsye tregtimi edhe ndryshimi i ambalazhimit është pjesë e falsifikimit të barit.Kemi raste herë pas here të identifikuara në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik. Në rastet kur është ndërruar kutia e ambalazhit janë bërë dhe një shtypshkronjë këtu”.Komisioni i Jashtëm miratoi veton vetëm me votat e Mazhorancës projektligjin i cili parashikon anëtarësimin e Shqipërisë në konventën e këshillit të Europës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme të cilat paraqesin rrezik për shëndetin publik.Me anë të këtij drafti vendi ynë pozicionohet në grupin e vendeve që kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të falsifikimit të produkteve si barna apo pajisje mjekësore./Oranews.tv/