Liderët e BE-së kërkojnë reduktimin e fluksit, bisedime intensive me Turqinë
Liderët e Bashkimit Europian do të mundohen që të gjejnë gjuhën e përbashkët me Turqinë në samitin urgjent të emigrantëve në kuadër të menaxhimit të krizës së azil-kërkuesve. Mediat raportuan fillimisht se përfaqësuesit kishin përcarje në mendimet e tyre dhe se po konsideronin mbylljen e rrugës së Ballkanit Perëndimor, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga deklaratat e dhëna nga krerët e BE-së dhe të liderëve të shteteve antare. Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se shihte bisedime të vështira përpara por u shpreh optimiste se përfaqësuesit mund të arrijnë një marrëveshje.Përfaqësuesit e Shteteve antare të Bashkimit Europian si dhe ata të Turqisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një strategji të re në kuadër të menaxhimit të krizës së emigrantëve. Mediat fillimisht raportuan se ambienti mes liderve ishte disi i tensionuar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme, teksa u përfol edhe për një mbyllje të mundshme të rrugës së Ballkanit Perëndimor.Megjithatë, të gjitha këto u hodhën poshtë nga deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të unionit dhe të shteteve anëtare. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se përpara shihte bisedime mjaft të vështira, por theksoi se ndihej optimiste mbi mundësinë e hartimit të një strategjie të re për të menaxhuar situatën e vështirë. Ajo tha se zgjidhja e këtij problem mund të vijë nëpërmjet reduktimit të fluksit me bashkëpunimin e Turqisë.BE-ja dhe qeveria e Ankarasë kanë firmosur një marrëveshje, ku Turqia është zotuar që të parandalojë kalimin e emigrantëve drejt kontinentit të vjetër, në këmbim të 3 miliardë eurove dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e saj. Megjithatë, akordi i njohur si Plani i Veprimit nuk është implementuar me sukses.Ndërkohë, në deklaratën e tij, Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, tha se e vetmja mënyrë për t'i bërë ballë krizës është që shtetet europiane të tregohen solidare. Ai shtoi se Turqia është e gatshme që të bashkëpunojë me Bashkimit Europian. Për mediat ka reaguar edhe Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, i cili u shpreh se ky nuk është një problem që duhet të trajtohet vetëm nga një shtet, por që kërkon angazhimin e të gjithëve. Ai kritikoi edhe pamundësinë e BE-së për të implementuar një sërë marrëveshjesh për emigrantët.Në samitin urgjent pritet që të ketë diskutime edhe në lidhje me lirinë e medias në Turqi. Zyrtarët më të lartë të unionit kanë dënuar disa prej veprimeve të ndërmarra nga qeveria turke, ku së fundmi përmendet kalimi nën kontrrollin shtëtëror të gazëtës kryesore të vendit Zaman, si dhe mbyllja e sinjalit të një televizoni privat. Presidenti i Parlamentit europian, Martin Schulz, deklaroi më herët se liria e medias është një vlerë mjaft e rëndësishme e Bashkimit Europian./Oranews.tv/