Komiteti i Ministrave i KE-së diskuton ligjin e ri të pronave në Shqipëri
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mblidhet në Bruksel nga data 8 deri më 10 mars për të diskutuar midis të tjerash edhe për ligjin e pronave në Shqipëri, i miratuar nga qeveria aktuale.Ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Sipas një njoftimi, ligji i ri ka ngjallur shumë diskutime për shkak të praktikave të tij diskriminuese ndaj grupeve të interesit në Shqipëri, siç janë ish-pronarët, pronat e të cilëve u konfiskuan gjatë regjimit komunist.Sipas deklaratës, ligji i ri i miratuar në do të ketë efekte mbi vendimet e Gjykatës Evropian të të Drejtave të Njeriut si në rastin Manushaqe Puto kundër Shqipërisë.Mënyra e dëmshpërblimit të ligjit me çmimin e periudhës së konfiskuar është diskriminues edhe për faktin se një pjesë e pronarëve janë dëmshpërblyer me shuma të tjera më herët.Në bazë të ligjit të ri, aplikantët duhet të aplikojnë brenda 90 ditëve, në të kundërt nëse humbasin mundësinë për të aplikuar pranë Agjencisë së Menaxhimit të Pronës, e humbasin këtë të drejtë përgjithmonë./Ora News/