Goditet bandat e vjedhësve shqiptarë, grabitën sende me vlerë deri në 200 mijë euro
Një bandë shqiptare që merrej me grabitje përfundoi në pranga.Banda e hajdutëve akuzohet për të paktën 7 vjedhje kryesisht në zonat e Monteverde dhe Monte Mario në Romë.Të paktën pesë persona përfunduan në pranga, të cilët akuzohen për organizim të një grupi kriminal me qëllim grabitjen e dyqaneve.Tre prej të arrestuarve janë nga Shqipëria, një nga Kosova, ndërsa personi i pestë është nga Egjipti. Operacioni i koduar “Taxi Driver” u realizua pas një hetimi të gjatë. Vjedhjet janë kryer që nga muaji nëntor i vitit të shkuar.Banda kryente vjedhjet gjatë natës dhe shpesh merrnin taksi për të shkuar në destinacionet përkatëse. Ata dyshohet se kanë grabitur rreth 200 mijë euro sende me vlerë.Në rastin e më poshtëm, banda shihet duke vjedhur, ndërsa fytyrat janë mbuluar nga policia italiane, por që janë të identifikuar./Ora News/